ELBASAN - Ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, njerku monstër Ilmi Hoxha, 54 vjeç, i burgosuri që vuante dënimin me 23 vite në burgun e Peqinit, për përdhunimin e vajzës së bashkëshortes së tij, E. Yzeiraj. Këtë vepër penale ai e kreu në bashkëpunim me Selvie Yzeiraj.
Arrestimi i çiftit u krye në 12 shtator të vitit 2016. Gruaja së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte, abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël, e cila në atë kohë ishte vetëm 12 vjeçe. Por dëshmitë tronditëse tregojnë se ai kishte abuzuar me atë që kur ajo ishte 6 vjeçe. Vajza tregoi në polici në atë kohë se akti seksual kryhej në sy të nënës së saj. Një histori makabre që as në filmat horror nuk e sheh.
Më 16 shtator të vitit 2016 policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjec, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete.
Vajza sipas hetimeve rezulton e përdhunuar që në moshën 6-vjeçare. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis. Në fund të gjykimit Gjykata dënoi me 23 vjet burg Ilmi Hoxhën dhe me 18 vite Selvie Yzeiraj./Elbasani.info/
Ishalla ka vuajtur mostra
PërgjigjuLajm i mire.
PërgjigjuJola, njeriu deshe tê thuash......yyyyyyt!
E paska vene drejtesine zoti.