Elbasan,Veliaj: Basha kërkon të lërë
Shqipërinë në gjumë siç la Tiranën

Elbasan,Veliaj: Basha kërkon të lërë<br />Shqipërinë në gjumë siç la Tiranën
ELBASAN- Erjon Veliaj ishte i pranishëm sot në një takim me të rinjtë në Elbasan, nga ku tha se sot shqiptarë  kanë vetëm dy mundësi ose të vazhdojmë progresin ose ta ndalojmë këtë progres duke lejuar Bashën ta vë të gjithë Shqipërinë në gjumë siç vuri Tiranën.  

“Ata janë një ekip humbash vetëm humbin, pse duhet të bëhemi me humbës.

Para disa vitesh trimëri ishte të merrje armët të luftoje për liri, sot patriotizëm është të duash vendin tënd qytetin tënd, të bësh të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama dhe partia socialiste.

Sot kemi dy mundësi ose të ndalojmë këtë progres ta vëmë të gjithë Shqipërinë në gjumë siç vuri Tiranën, ose ta çojmë këtë progres përpara. Po të kishim punuar me të njëjtën dashuri për qytetet të punonim me estetikë, të kishim punuar me këtë ritëm në 27 vjet, sot do ishim shteti më i përparuar në rajon” tha Veliaj. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024