ELBASAN- Shirat e dendura që pushtuan vendin ditët e fundit kanë dëmtuar argjinaturën e përroit të Zaranikës në qytetin e Elbasanit, ndonëse kishte vetëm tre muaj që kishin përfunduar punimet.

Kjo argjinaturë e cila u ndërtua nga komuniteti egjiptian vullnetarisht, e më pas u rikonstruaktua disa muaj më parë nga qeveria me një kosto prej 2 milion euro, është dëmtuar nga ku ka pësuar çarje masive në disa pjesë të saj.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se dëmtimi i argjinaturës rrezikon dhjetëra banesa aty pranë. Këtë vepër e përuroi disa ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.