Elbasan/ Vidhen 30 milionë lekë në banesën 'restorant', autorët marrin kasafortën me vete

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mengël të Elbasanit, janë grabitur në banesën e një biznesmeni rreth 30 milionë lekë të vjetra. Shtëpia dy katëshe është në pronësi të Kastriot Pukës, ku kati i dytë shërben për banim, ndërsa kati i parë është restorant ku familja edhe punonte. Në momentin e vjedhjes nuk ka qenë i pranishëm asnjë person.

Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona dhe të maskuar. Kanë mundur të hyjnë në dhomën ku pronari i shtëpisë mbante në një kasafortë të ardhurat nga biznesi dhe të marrin me vete kasafortën me para.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për mbledhjen e provave. Dyshimet e para të policisë janë tek persona që kanë njohje me familjen pasi gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave dhe autorët kanë pasur dijeni të saktë në lidhje me vendin ku ishin vendosur paratë duke mos kontrolluar në asnjë nga dhomat e tjera të katit të dytë,por duke shkuar menjëherë tek dhoma ku ishte kasaforta.

Banesa e grabitur në Elbasan

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/02/2019 09:43

    Asnje gje e pazakontë. Osmanllinjte na mesuan per 500 vjet hajdutërinë, genjeshtren e djallezinë!

    Përgjigju
    • shkodera: 24/02/2019 12:34

      Po pse komunistat ca te mesuan pervec se hajnin, kurverin , djallezin, genjeshtrat e ligesin. Te pa fe e te pa soj

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto