Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra dhe i shiste.
Sipas policisë rezulton se i riu me iniciale E.B. është dënuar më parë për po të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komento