Elbasan - Dy persona njëri, 27 vjeç dhe tjetri 43 vjeç janë arrestuar nga blutë e Elbasanit për vjedhjen e disa pajisjeve në një lokal në lagjen “28 Nëntori”.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në 3 periudha kohore: 30 tetor, 3 dhe 4 nëntor.

Sendet e vjedhura kapin vlerën 120 000 lekë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të pamjeve filmike të siguruara gjatë hetimeve për një rast vjedhjeje në lagjen “28 Nëntori”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga dy autorët e rastit, shtetasit Sh. Rr., 27 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, më datat 30.10.2025, 03.11.2025 dhe 04.11.2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pajisjet e një lokali (me vlerë rreth 120 000 lekë), në lagjen “28 Nëntori”, në pronësi të një shtetaseje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të kenë kryer këta shtetas”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.