Një 46-vjeçar është arrestuar në Elbasan për veprën penale vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për personin me inicialet K.C., banues në Elbasan.
Ai u vendos në pranga nga specialistët e Hetimit të Krimit pasi i ka marrë me dhunë P.A. portofolin me një shumë parash si dhe një aparat celular.
Ende nuk dihet sesa ka qenë totalisht shuma e parave të marra, por mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme proceduriale.