Elbasan, zbardhen vjedhjet e mëparshme, arrestohen dy persona

Elbasan, zbardhen vjedhjet e mëparshme, arrestohen dy persona

Një nga motorçikletat e vjedhura nga autorët

Elbasan- Arrestohen dy persona nën akuzën e vjedhjes së kryer më parë. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë bërë arrestimin e : R.P, 16 vjeç, banues në Elbasan. Ky person është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur motoçikletën në pronësi të A.B.

Gjithashtu po nga veprimet e kryera rezultoi se ky person është edhe autor i dy vjedhjeve të motoçikletave të ndodhura më parë, ku ka vjedhur motoçikletën në pronësi të R.Ç dhe motoçikletën në pronësi të G.A. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar motoçikletat e vjedhura.

Po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga Nustret Alizoti, 27 vjeç, person i kapur nga Policia e Vlorës për llogari të Elbasanit, si autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit A.Z, ku ka marrë bizhuteri floriri dhe një shumë lekësh rezultoi se:

Ky person përveç vjedhjes së banesës së A.Z, ka kryer edhe dy vjedhje banesash të tjera dhe konkretisht:

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Elbasan ka vjedhur banesën e B.K, ku ka marrë 100.000 lekë.
Si dhe në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan ka vjedhur banesës  e A.K, i ku ka marrë 900.000 lekë. 

Gjithashtu këtij personi gjatë kontrollit në mjetin në pronësi të tij i është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky person. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme  procedurale.

( Motorçikletat e vjedhura nga personat e mësipërm, tashmë të sekuestruara nga policia )

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë