Gjatë mëngjesit të sotëm një zjarr ka rënë në katin e parë të një banese private në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit. Zjarri ka shkrumbur pjesërisht katin e parë të banesës dhe nuk dihet shkaku i zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm ka pasur dëme të konsiderueshme materiale. Shërbimet zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Komento