Elbasan/ Rrezikoi Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit, zjarrfikësit heronj vënë nën kontroll flakët

ELBASAN- Falë ndërhyrjes së shpejtë të dy makina zjarrfikëse është bërë e mundur që zjarri i rënë në kodrat e Mjekësit të shuhet pa pasoja të mëdha. Gazetari i Report Tv, Aldo kozarja raportoi live nga vendi i ngjarjes duke thënë se vatra e zjarrit ishte rreth 20 metra larg Uzinës se Lëndëve Plasëse të Mjekësit ku në ndodheshin barut dhe lëndë të tjera plasëse, ku një shpërthim i mundshëm do të kishte pasoja të rënda. 

Fillimisht zjarrfikësit kanë hasur vështirësi në ndërhyrjen për të shuar flakët për shkak të terrenit të thyer malor, por më pas kanë mundur të vënë flakët nën kontroll dhe të mos lejojnë që të afrohen pranë Uzinës. Për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe forcat e Ushtrisë. Në këtë uzinë edhe pse kohët e fundit janë bërë çmontime të shumta, ende ka brenda një sasi prej 150 ton ekzogjen dhe 3 ton barut i zi. 

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në rrethin e Elbasanit. 

Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962 Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Janë gjithësej 6 uzina të vendosura në afersi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi