Elbasan, burrë e grua dhe e bija asfiksohen nga prushi/ Rëndë në Spital

Elbasan, burrë e grua dhe e bija asfiksohen nga prushi/ Rëndë në Spital

Foto ilustruese

Tre persona nga e njëjta familje kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e gazrave që lëshon prushi të cilën e përdornin për tu ngrohur. 

Xhevit Shoshi 61 vjeç, Efigjeni Shoshi 53 vjeç dhe vajza e tyre 33- vjeçare Eriselda Shoshi janë paraqitur në orën 00.30, në kirurgjinë e Elbasanit në gjëndje të rëndë për jetën si pasojë asfiksimit nga mangalli që përdornin për tu ngrohur të cilin e kishin lënë në mes të dhomës në banesën e tyre private në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit.

3 të asfiksuarit kanë mbërritur në gjëndje të rëndë në Spitalin e Elbasanit dhe falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve ia kanë dalë të kalojnë rrezikun për jetën.

Ato kanë mundur ta evidentojnë situatën dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë duke u transportuar me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik ku dhe kanë marrë ndihmën e parë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh