Rrugë me lule, sheshe plot njerëz dhe fëmijë që luajnë në çdo cep. Elbasani duket i gjallë këto ditë, ndërsa qyteti hyn në atmosferën e Ditës së Verës, festa që lidhet më shumë se kudo tjetër pikërisht me këtë qytet.
Në qendër shihen familje që shëtisin, të rinj e të reja që mbushin rrugicat dhe hapësirat publike, fëmijë që luajnë të lumtur ndërsa ngjyrat e pranverës duken kudo. Lulet dhe gjelbërimi i japin qytetit një pamje të freskët, ndërsa atmosfera duket edhe më e gjallë me afrimin e festës.
Elbasani është një nga qytetet më historike në vend dhe një ndalesë e lehtë për t’u vizituar nga Tirana, vetëm rreth 45 minuta larg. Në zemër të tij qëndron Kalaja e Elbasanit, një fortifikim i shekullit XV që për shumë kohë ka qenë një nga pikat më të rëndësishme të zonës. Dikur ajo kishte 26 kulla dhe lidhej drejtpërdrejt me Via Egnatian, rrugën e famshme romake që kalonte përmes qytetit dhe lidhte Adriatikun me Bizantin.
Brenda kalasë dhe në zonat përreth gjenden edhe disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, si Muzeu Etnografik i Elbasanit dhe Xhamia e Nazireshës, që ruajnë gjurmët e historisë së gjatë të zonës.
Përveç historisë, qyteti njihet edhe për kuzhinën tradicionale. Fërgesa e Elbasanit dhe tava e kosit janë ndër pjatat më të njohura, ndërsa në këtë periudhë nuk mungojnë edhe ballokumet, ëmbëlsira tradicionale që lidhet drejtpërdrejt me Ditën e Verës.
Bashkia ka organizuar disa aktivitetesh që synojnë ta kthejnë qytetin në epiqendrën e festës më të dashur pranverore, duke bashkuar kulturën, traditën dhe muzikën në një atmosferë unike festive.
Për disa ditë me radhë qyteti do të shndërrohet në një skenë të madhe feste me koncerte, ekspozita, panaire, aktivitete për fëmijë dhe evente sportive.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.7%
-
Jo
33.8%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 1752
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festivali Kombëtar i Shkencës drejt finales, 25 ekipe gjimnazistësh me projekte mbresëlënëse, Rama: Brezi i ri plot ide dhe kreativitet
1 Prill, 13:13
-
Bardhi letër ambasadave të huaja në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, zyrtarët e korruptuar rrezikojnë të dalin nga burgu
1 Prill, 12:41
-
Braçe u ofrua si kandidat për Tiranën/ Kthupi: Ka gjetur momentin perfekt, ‘presion’ kupolës së PS! Gjyli: Ka adresuar shumë problematika të qytetarëve! Meçe: Socialist i thekur
31 Mars, 22:14
-
Lamallari përballë 3 deputetëve në Kuvend të enjten, në rend dite edhe interpelanca Tabaku-Rama! Zgjidhen edhe anëtarë të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP
31 Mars, 20:25
-
Nga foltorja te përjashtimi, Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat në PD Elbasan
31 Mars, 19:40
-
‘Ai ballisti aty iku nga një h*le, tani s’i ndahet zemra nga PS’, Rama hedh batuta kundrejt ish-demokratit
31 Mars, 17:08
-
‘Çmimi i naftës, shqetësues’, Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit, paguani 4-fish!
31 Mars, 16:42
-
Arben Malaj drejt kandidimit për kryebashkiak të Vlorës? Ish-ministri socialist: Nëse do vendos, s’do garoj kurrë për Edi Ramën
31 Mars, 16:37
-
Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS, Rama: Shqetësohen për çfarë i thashë njërit e tjetrit! Tallet me PD: Parti si h*le, ballistit Valteri s’i ndahet më zemra nga ne
31 Mars, 16:30
-
108 ditë me karrige në shesh, Lapaj: U procedova 6 herë! Nuk i bashkohem protestave të PD-së, nëse Berisha ka vendosur të luftojë i vetëm Ramën le të vazhdojë
31 Mars, 14:13
-
Përplasja me Ramën dhe seanca për Ballukun/ Kujt i drejtohet Spiropali? Mesazhi i 'koduar': Bindja konsiderohet virtyt, nuk flisni se keni frikë nga pasojat
31 Mars, 12:36
-
Samiti 3 ditor i Diasporës në prill, Rama ftesë emigrantëve: Për ne s’jeni thjesht lekë-dërgues bujarë! Projektojmë Shqipërinë 2030 në BE
31 Mars, 11:54