Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se i mori para një çifti, duke iu premtuar se do t’ju siguronte në kundërshtim me ligjin pension invaliditeti.
37-vjeçari Etligert Piligriu, me detyrën teknik laboratori në Spitalin e Elbasanit i ka marrë një çifti bashkëshortësh 100 mijë lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).
E pasi policia ka marrë dy kallëzime nga çifti i bashkëshortëve për rastin e korrupsionit, është vënë në pranga 37-vjeçari Etligert Piligriu, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Elbasan, për veprime të mëtejshme.