Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan- Tiranë, në afërsi të tunelit të Krrabës, ku janë përplasur 7 mjete.
Nuk dihen shkaqet, por dyshohet lagështia në rrugë, ndërsa trafiku është i ngarkuar për shkak se aksidenti ka zënë pjesën më të madhe të autostradës.
Aktualisht grupi hetimor dhe policia po punojnë për shkaqet e aksidentit, ndërsa një pjesë tjetër e policisë po merret me manaxhimin e trafikut në rrugë.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa mes automjeteve të aksidentuara ka edhe furgona mallrash.
Komente









