Elda Muço: Unë, shqiptarja
e Shtëpisë së Bardhë

Elda Muço: Unë, shqiptarja <br />e Shtëpisë së Bardhë
Gac Filipaj është scoop-i mediatik amerikan në këtë periudhë diplomimesh në SHBA. Ai ia doli që teksa pastronte unversitetin e Kolumbias për 20 vite me radhë të mësonte gjuhën dhe të diplomohej. I pyetur nga media ai shprehet se ka dëshirë të kryejë edhe masterin. Shqiptari I mirë dhe këmbëngulës Filipaj u bë shembulli I vullnetit e pasionit që fsheh një qenie njerëzore. Por nuk ësthë vetëm Gaci. Shqiptarë të mirë, njerëz të vullnetshëm, këmbëngulës dhe punëtore, që cojnë jetën e tyre, larg atdheut janë të shumtë. Duke punuar për suplementin e kësaj jave rastësisht u ndesha me dy shqiptare të reja, që janë në rrugën e tyre të suksesit. Njëra syresh artiste e re, tjetra, një grua në karrierë, në departamentin amerikan të shtetit. Elda Muco është personazhi I përzgjedhur për këtë javë, një histori e bukur suksesi në tokën e premtuar. Të tjerë shqiptarë ia kanë dalë mbanë të kenë bizneset e tyre, shumë syresh të shkëlqejnë në shkolla, ku marrin diplomën e tretë apo të katërt. Janë njerëz të mirë që e bëjnë natën ditë, që përpiqen të mbajnë familjet pa lënë mënjanë ëndrrat e tyre për profesionin, dëshirën për të qenë të barabartë me qytetarët e atij vendi ku jetojnë.

Duke gërmuar në internet mëson se histori frymëzuese si të Gacit ka disa, ndoshta dhjetëra, në të gjitha vendet ku bashkëatdhetarët e mi jetojnë. Janë histori shpesh të vogla, jo të gjitha bien në sy të medias së huaj, jo të gjitha ndezin kureshtjen e shtypit apo mund te gjenden online. Por te gjitha kanë një fill të pëbashkët, janë histori frymëzuese, që zgjojnë tek njerëzit shpresën se me punë mund të shkohet shumë larg dhe shumë lart. Njerëz të thjeshtë, ndoshta dhe të varfër si Gac Filipaj, por kaq të pasur në shpirt me ëndrra dhe sakrifica saqë të lënë pa fjalë.


Elda si nëpunëse e Qeverisë Federale të SHBA ju i raportoni direkt zyrës së Presidentit - Shtëpisë së Bardhë, Senatit, dhe Kongresit Amerikan. Është një arritje e madhe në karrierën e një gruaje shqiptare?
Programi që aktualisht punoj është program i firmosur me urdhër të Presidentit Carter në vitin 1977. Eshtë ndër dhe përgjegjësi shumë e madhe të mbash të gjallë me dinjitet një program kaq prestigjoz që firmoset nga çdo President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të njëjtën kohë t’i shërbesh publikut e studentëve të kenë një proces aplikimi të barabartë dhe të bazuar mbi parimet e meritës në kodin e punës. Kënaqësia ime më e madhe është fakti që i shërbej përditë komunitetit, qytetarëve, studentëve, dhe nënpunësve të thjeshtë të gjejnë punë dhe kënaqësi në punën që bëjnë.

Prej sa kohësh punoni si psikologe me Qeverinë Federale dhe çfarë është për ju kjo punë?
Fillova të punoj në programin aktual me ardhjen në pushtet të administratës së Presidentit Obama, në fillim të vitit 2009, në një periudhë kur u bënë shumë riorganizime dhe reforma në ligjet e punësimit në administratën publike, por kam afro 8 vjet që punoj si psikologe në sektorin publik në SHBA. Një vend pune në qeverinë Federale te SHBA-ve nuk të bën të pasur, të famshëm, të pushtetshëm, e as të lavdishëm. Një karrierë në sektorin publik të bën krenar për atë që bën çdo ditë. Çfare dua më shumë tek puna që bëj është fakti që kam rastin të punoj e njoh nga afër njerëz të vegjël në dukje, heronj të “pakënduar” që bëjnë gjëra të mëdha.

Cili është roli juaj?
Zyra ku unë punoj ka për detyrë të përzgjedhë e punësojë rreth 400 – 500 kandidatë të mundshëm për t’u trainuar të punojnë si drejtues ekzekutivë në departamente e agjensi te ndryshme qeveritare federale. Kandidatët jane studentë masteri e doktorature nga mbarë Amerika – drejtimet e specialitetet janë nga më të larmishmet që nga avokatë, doktorë, inxhinierë, specialistë informatike, matematicienë, kimistë, etj. Pas dy vjetësh pune dhe trainimi si “Fellows” këta te rinj shume të talentuar konvertohen në pozita drejtuese nëpër agjensitë qeveritare ku janë trainuar. Roli im si psikologe personeli është të zbuloj, ekzaminoj, dhe zgjedh potencialin dhe talentin për drejtues – me saktësisht të zgjedh nga 400 deri ne 500 finalistë nga mijëra aplikantë anembanë Amerikës.

Nese arrini ta shikoni veten në distancë si ju duket nga ky pozicion ku keni arritur?
Nuk besoj se ka nevojë të theksoj sa e vështirë është të vish nga një vend i vogël, si Shqipëria, dhe të mundohesh të bësh një diferencë në botë. Vështirësia trefishohet kur je grua dhe nënë. Pa dyshim ka gjëra që më bëjnë të ndjehem krenare kur e shoh veten në distance, por ka dhe shumë të tjera qe do te doja të kisha mundësi t’i bëja ndryshe nëse do të kisha mundësi të shkoja pas në kohë.

Cilat gjëra do të ndryshoje?
Do ta haja drekën në zyrë më pak dhe do ta shfrytëzoja atë një orë pushimi për të eksploruar qytetin më tepër. Do ta merrja veten time më pak seriozisht. Pasioni për punën, frymëzimi dhe etja për karrierë, energjia, kreativiteti janë gjëra shumë të mira, por nuk duhet harruar se ka dhe gjëra te tjera në jetë si shoqëria dhe familja. Do të kaloja kohë më shumë duke u perpjekur të bëhesha shoqe, bashkëshorte, dhe nënë më e mirë. Nuk do të humbja me asnjë loje futbolli ose recital të djalit tim për shkak të orëve të gjata dhe udhëtimeve të punës. Do kaloja më tepër kohë duke u takuar personalisht me shoqet e më pak kohë në email ose telefon. Do të qeshja më shumë dhe stresohesha më pak.

Keni patur fatin te takoni Presidentin ose zonjën e parë Mishel Obama?
Kam patur rastin të takoj zonjën e parë kur filloi punën administrata e Presidentit Obama gjatë fillimit të vitit 2009. Erdhi tek zyra ku punoj për të folur për një projekt që ishte duke punuar në atë periudhë. Një grua me karakter të hekurt, shumë e prerë dhe e sigurt në vetvete, por edhe shumë “me këmbë në tokë”, modeste, dhe e sjellshme me të gjithë. Duhet të them se zonja Obama është goxha më e gjatë se ç’duket në televizor dhe flet frëngjisht në mënyrë superiore.

Në arritjet tuaja sa vend zë fati kundrejt punës dhe studimit?
Unë besoj se të kesh shokë të mirë, duhet të jesh i tillë. Besoj se të gjithe njerezit jane krijuar të barabartë dhe secili nga ne ka në vetvete potencialin per ta bërë jetën e vet më të mirë. Zoti na vuri përpara drurin, gurin, dhe mendjen, dhe se njeriu duhet të mbledhë ato ç’ka i nevojiten për ta ndezur zjarrin. Besoj në evolim dhe në të qenit gjithmonë i pregatitur fizikisht, moralisht, dhe mendërisht për të luftuar po qe nevoja për atë që është e drejtë. Mendoj se fati na jep veglat, por secili nga ne vendos si ti përdorë. Mendoj se njerëzimi gjithmonë do të korrë atë që mbjell dhe se një ditë çdo gjë do të shperblehet dhe se të gjithë ne do të japim atë që kemi marrë nga kjo botë. Unë besoj në Zot dhe se pa ndihmën e Tij asgje nuk eshte e mundur ashtu siç besoj tek njerëzit, forca dhe potenciali i tyre per ti ndryshuar gjerat, dhe tek nje bote me e mire. Jane te rendesishme tre gjera ne dilemen Fati apo Vetvetja: 1. Për çfarë punojmë; 2. Cfarë besojmë; dhe 3. Cfarë veprash lëmë pas.

Është akoma e freskët jehona mediatike e Gac Filipajt…
Dua të citoj një grua dhe biznesmene shumë të suksesshme në Amerikë dhe në gjithë botën, Mary Kay Ash: “Nuk mund te pengohen njerëzit e vendosur për sukses. Edhe nëse vendos blloqe betoni në rrugën e tyre, ata do t’i përdorin ato si shkallë per t’ju ngjitur rrugës së suksesit”. Gac Filipaj është shembull dhe frymëzim jo vetëm për rininë shqiptare por për të gjithë ata njerëz në botë që duan të ecin në rrugën e dijes dhe të suksesit. Ndonjëherë të duhen 1 ose 2 vjet te realizosh ëndrrën, ndonjeherë 20 vjet, si në rastin e Gacit. Sado e gjatë, sado e mundimshme, kënaqësia dhe vet-realizimi që vjen me këtë rrugë janë të paçmuara. Ka shumë shqiptarë të suksesshëm në botë. Unë personalisht kam shumë shoqe nga gjimnazi ne Shqiperi ketu ne Ëashington qe kane pozicione shumë të rendesishme në Bankën Botërore, Zërin e Amerikes, Departamentin e Shtetit, në sektorin publik dhe privat. Ato nuk janë vetëm drejtuese të mira ne punë, por edhe gra e nëna shembullore. Do doja të kishin mundësi të gjitha të tregonin sukseset e tyre në jetë të arritura jo me pak mund e djersë. Të gjithe shqiptarët që unë njoh këtu u është dashur të kalojne pengesa shumë të mëdha për të ndërtuar nje jete më të mirë për veten e tyre, familjen, dhe komunitetin. Nuk është gjithmonë e thjeshtë të ndërtosh identitetin tënd në një vend të huaj – gjithsesi, ajo qe une kam pare eshte nje grup grash e burrash të cilët e duan jetën, arsimin, dijen, punën dhe që vazhdojnë të mësojnë e të avancohen duke ecur gjithmonë përpara

Cila është sakrifica më e madhe për nje karriere te suksesshme?
Koha e kaluar larg familjes; Bashkëshortit tim, djalit tim 5 vjeçar Darielit, dhe dinosaurit te tij loder Dino.

Kujt ia dedikoni suksesin?
Mamit tim. Një grua shumë e zgjuar, mësuese shembullore, nënë e vendosur për të na rrënjosur e kultivuar dashurinë për punën dhe suksesin si mua ashtu dhe motrës time. Ajo më ka mësuar që herët në jetë se nuk ka rrugë të shkurtër apo të lehtë për të arritur suksesin. Ajo më ka mësuar dhe treguar me shembullin e saj se në jetë nuk ka rëndësi se si ose sa herë bie, e rëndësishme është të dish si të ngrihesh dhe të vazhdosh rrugën sado e vështirë, sado me tatëpjeta e te papritura… në njëfarë mënyre me duket se po vazhdoj legacine e saj, ëndrrën e saj që për një arsye apo një tjetër u pre në mes gjatë sistemit të egër komunist. Shpresoj të jetë krenare me ne.

I keni bërë ëndrrat tuaja realitet?
(Qesh) Unë jam akoma 8 vjeçe në karrierën time. Një ëndërr dhe pasion i vjetër imi është diplomacia. Fatkeqësisht, realiteti, jeta e ngarkuar dhe profesioni që kam nuk me le shume kohe të planifikoj dhe realizoj të gjitha ëndrrat. Ndoshta eshte mire ti’ le disa detaje pa thënë që të kemi material për një intervistë tjetër pas 5 vjetësh.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia