DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme pasi vidhte kabllot elektrikë në 7 zona të ndryshme duke lënë banorët pa drita.
Në pranga ka rënë J.D.,29 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës. 29-vjeçari duke pasur njohuri të posaçme si elektricist gjatë një jave ka vjedhur kabullin elektrik të furnizimit me energji elektrike në bokset kolektive të matësve elektrikë në disa lagje të qytetit të Durrësit duke i lënë banorët pa energji elektrike.
Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që përdorte për të kryer vjedhjet si dhe një sasi tel bakri, ndërsa mbi të riun rëndon akuza për veprat penale "Vjedhja", më shumë se një herë dhe "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".
Vetëm katnarat i bojn kto se jan ordiner. Jan t’uritur per cdo gjo ene vjedhin. A vidhet kablli? Ordiner!
Përgjigju