Elena Perminova është 28-vjeçarja që ka shokuar nënat dhe shkencën e mbajtjes së trupit në formë.

Elena ka lindur vajzën e saj Arina me prerje Cezariane dhe vetëm pas dy javësh ka nisur ushtrimin e fizikut.

Para se të lindte ajo ka pozuar nudo për revistën ruse Vogue dhe ishte 8 muajshe.

Ndërsa, tani kanë kaluar dy muaj jo vetëm nga lindja e vajzës, por edhe dy muaj ushtrim intensiv.

elena permanova

Ikona e bukurisë ka treguar që aktiviteti fizik fillon pas tre muajsh lindje, por ajo e ka filluar më herët pasi ndihej mirë.

Nuk ushtrohej shumë pasi rrezikonte qumështin e gjirit, por qëndronte me gjunjë dhe bërryla dhe ngrinte këmbët njëra pas tjetrës.

Elena ka humbur plot 20 kg me punën e saj të pandalshme. Më vonë ajo kishte filluar që të ushtrohej bashkë me bashkëshortin 55-vjeçar Alexander Lebedev.

elena permanova

Para shtatëzënisë Elena ushtrohej bashkë me bashkëshortin, por tani ajo ka preferuar joga në mal.

Pas dy muajsh ajo peshon 50 kg, ndërkohë që për peshën e saj duhet të peshonte 58 kg.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)