Që në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh. Vetë Eleni, është nga komuna Odrie nga fshati Andon Poçi. Duke qenë se komuniteti vlleh i zonës është shumë i madh, në ceremoninë e varrimit të vajzës 36 vjeçare pothuajse kanë qenë të gjithë.
Familjarë atje thanë për shqiptarja.com se Eleni kishte kohë që ishte larguar nga Gjirokastra, dhe ishte martuar në Tiranë, ku i shoqi kishte edhe një biznes të vetin. Ndërkohë që nuk kanë pranuar të japin të tjera informacione, dhe as nuk dinë se deri ku kanë shkuar hetimet e policisë.
.(ne foto viktima Basho duke u transportuar ne spital)
(ab/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)