Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe,
varroset në Gjirokastë

Eleni Basho, 36 vjeçarja vllehe, <br />varroset në Gjirokastë
GJIROKASTËR - 36 vjeçarja Eleni Basho e vrarë dje në mbrëmje rreth orës 19.10 minuta në Shkozë të Tiranës, në këto momente (ora 14.00) është duke u varrosur në Gjirokastër, në vendlindje.
Që në orët e para të mëngjesit, trupi i Eleni Basho (mbiemri i vajzërisë së saj është Dobi) është dërguar drejt Gjirokastrës. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë njerëz. Gazetarët, të cilët nuk janë lejuar për të pyetur nga të afërmit të cilët janë futur në dhimbjen e tyre, raportojnë se origjina e fisit Dobi është vlleh. Vetë Eleni, është nga komuna Odrie nga fshati Andon Poçi. Duke qenë se komuniteti vlleh i zonës është shumë i madh, në ceremoninë e varrimit të vajzës 36 vjeçare pothuajse kanë qenë të gjithë. Familjarë atje thanë për shqiptarja.com se Eleni kishte kohë që ishte larguar nga Gjirokastra, dhe ishte martuar në Tiranë, ku i shoqi kishte edhe një biznes të vetin. Ndërkohë që nuk kanë pranuar të japin të tjera informacione, dhe as nuk dinë se deri ku kanë shkuar hetimet e policisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi