Eleni, Ja pse u divorcua Yllka
Gjykata: Ilia ne arrest me burg

Eleni, Ja pse u divorcua Yllka<br />Gjykata: Ilia ne arrest me burg
TIRANE- Në vitin e parë gjithçka shkonte shumë mirë. Por më pas asgjë nuk shkonte mirë. Yllka Shehaj vonohej shumë më punë, rrinte me orë të zgjatura në klinikën, duke iu përkushtuar profesionit të stomatologes. Të paktën kështu thotë akuza që ish-bashkëshorti I bën, në zgjidhjen e martesës në dhjetor 2010, mëse 3 vite pasi ishin kurorëzuar në martesë. Çifti që nuk kishte fëmijë do të ndahej edhe për një shkak tjetër. Dhëndri nuk pranonte që prindërit e gruas të hynin në marrëdhëniet mes tyre dhe kur i kërkoi bashkëshortes që të iknin në një shtëpi tjetër, Yllka nuk pranoi. Ndarja ishte e pashmangshme, siç është dokumentuar edhe në vendimin e Gjykatës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANË
NR 7972 AKTI - NR 9877 VENDIMI
VENDIM "NE EMER TE REPUBLIKES"
Gjykata e Rrethit Gjyqesor, Tirane e përberë nga: GJYQTARE: BRUNILDA KASMI asistuar prej sekretares gjyqesore Valbona Maja , sot me date 21.12.2010 , mori në shqyrtim në seance gjyqesore publike çështjen civile me Nr. 7972 Akti qe i perket paleve ndergjygjese:
PADITES: O. S., i biri i Kadriut dhe i Dallendyshes ,i datelindjes 1981, lindur ne Leskovik Kolonje dhe banues ne Tirane,Rruga "Budi", banese private pa numer, (prane Qytetit Studenti), me kombesi dhe shtetesi shqiptare,me arsim te mesem ,i martuar pa femije,i perfaqesuar ne gjykim me deklarim gojor nga avokat Eduart Jovani me licence Nr. 1576.
E PADITUR:Yllka Shehaj ,e bija e Fatmirit dhe e Tatjanes, e datelindjes 1982, lindur ne Berat dhe banuese ne Tirane ,Rruga "Ali Visha", pall.8, shk.1, ap.8,me kombesi dhe shtetesi shqiptare, me arsim te larte,e martuar pa femije, e perfaqesuar ne gjykim me deklarim gojor nga avokat Engjell Allajbej me licence Nr. 302.

OBJEKTI: Zgjidhje martese.
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues i Kodit te Familjes.
Gjykata; ne perfundim te hetimit gjyqesor, pasi administroi provat shkresore ne bisedimet perfundimtare, mori pretendimete fundit te paleve qe kerkuan si pala paditese ashtu edhe pala e paditur pranimin e kerkesepadise, dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi:
VEREN:
Se pala paditese i eshte drejtuar gjykates me padi sipas objektit te percaktuar ne pjesen hyrese te ketij vendimi gjyqesor. Perpara shqyrtimit te bazueshmerise ne ligj dhe ne prova te padise gjykata analizoi juridiksionin dhe kompetencen e saj ne gjykimin e kesaj ceshtje.
Ne zbatim te neneve 35/3 , 36/1, 41 dhe 349/a te K.te Pr.Civile gjykata konstatoi se ceshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe eshte ne kompetencen lendore dhe tokesore te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Nga pikepamja e faktit rezultoi se:Palet ndergjyqese jane bashkeshorte midis tyre.Ata e kane lidhurmartesen ligjore me date 14.05.2007,me Nr 171 Akti , fakt ky qe rezulton i provuar nga çertifikata e marteses e leshuar me date 09.03.2010, nga Zyra e GjendjesCivile te Njesise Bashkiake Nr 2 Tirane,ne baze te Rregjistrit Kombetarte Gjendjes Civile. Siç provohet nga çertifikata familjare e administruar ne dosjen gjyqesore nga kjo martese bashkeshortet nuk kane femije.
Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se: Kjo martese eshte lidhur me dashuri. Bashkeshortet jane njohurmidis tyre ne vitin 2001. Pasi kane qendruar disa vjet ne njohje midis tyre, ne vitin 2007 kane lidhur edhe martesen ligjore.Me padine ne gjykim pala paditeseparashtroi se gjate vitit te pare te marteses marredheniet midis bashkeshorteve kane qene shume te mira. Ato jane karakterizuar nga dashuria, mirekuptimi dhe respekti i ndersjellte midis bashkeshorteve. Por me pas me kalimin e kohes, marredheniet midis bashkeshorteve nuk kane qene me te qendrueshme, dhe ne jeten e tyre bashkeshortore filluan te jene prezente mosmarreveshje dhe grindje te shpeshta te cilat vinin per shkak se e paditura filloi te mos permbushte rregullisht detyrimet e saj
familjare dhe ti neglizhonte ato per shkak te perkushtimit te saj ndaj karrierres se saj ne profesionin si mjeke stomatologe.
Ajo punonte me orar te zgjatur dhe bashkeshortet filluan te kalonin shume pak kohe me njeritjetrin,ç'ka ndikoi edhe ne zbehjene marredhenieve bashkeshortore. Veç sa siper sipas pales paditese gjithashtu shkak per ekzistencen e mosmarreveshjeve midis bashkeshorteveka qene edhe nderhyrja e prinderve te te paditures ne jeten e tyre bashkeshortore , per shkak te jeteses se perbashket te ciftit me prinderit e te paditures. Pala paditese shpjegoi ne seance gjyqesore se edhe pse nga ana e paditesit eshte kerkuarqe bashkeshortet te jetonin te vecuar nga prinderit e te paditures ne nje familje me vete, e paditura nuk ka qene dakort , dhe qe nga data 25 gusht i vitit 2009 bashkeshortet jane vecuar nga njeri-tjetri. Edhe perfaqesuesi i pales se paditur pranoi ne séance gjyqesore se marredheniet bashkeshortore fillimisht kane qene te mira. Por me pas keto marredhenie nuk kane qene te qendrueshme dhe kane ardhur duke u zbehur gradualisht per shkak te grindjeve dhe te mosmarreveshjeve te vazhdueshme qe vinin per shkak te mosperputhjes se karaktereve te bashkeshorteve me njeri-tjetrin, cka pasqyrohej edhe ne faktin se bashkeshortet ndanin mendime, dhe qendrime te ndryshme ne lidhje me vazhdimesine e jetes bashkeshortore dhe ate familjare. Gjykata nuk arriti t'i pajtoje keto pale megjithe perpjekjet e saj per pajtim , te bera konform nenit 134 te K. te Familjes, pasi ndeshi ne kembenguljen per tu ndare te pales paditese.
Palet ndergjyqese deklaruan ne séance gjyqesore qe gjykata te mos shprehej lidhur me fajesine. Nisur nga sa u parashtrua me lart ne kushtet e pamundesise per te ruajtur apo rikrijuar bashkimin shpirteror dhe material midis bashkeshorteve, Gjykata cmon se maredheniet bashkeshortore jane tronditurthelle, aq sa qe nga muaji gusht i vitit 2009 bashkeshortet kane nderprere edhe jetesen e perbashket midis tyre, duke shkelur keshtu nje detyrim ligjor qe bie ndesh me parashikimet e nenit 55 te K.te Familjes sipas te cilitrezulton se bashkeshortet kane detyrimin e jeteses se perbashket me njeri-tjetrin, e per pasoje martesa "de facto"e ka humbur qellimin e saj e sie tille duhet zgjidhur. Kjo dhe ne veshtrim te nenit 132 te K.te Familjes ku parashikohet se:
"Secili nga bashkeshortet mund te kerkoje zgjidhjen e marteses kur,per shkak te grindjeve te vazhdueshme,te keqtrajtimeve, fyerjeve te renda, shkeljes se besnikerise bashkeshortore, semundjes mendore te pasherueshme, denimit penal te rende tebashkeshortit ose per cdo shkak tjeter qe perben shkelje te perseritur te detyrimeve qe rrjedhin ngamartesa,jetesa e perbashket behet e pamundur dhe martesa ka humbur qellimin e saj per bashkeshortin paditesose per te dy bashkeshortet". Ngaaktet ne dosje rezultoi se paditesja melidhjen e marteses nuk e ka ndryshuarmbiemrin, por ka mbajtur mbiemrin e saj te vajzerise "Shehaj". Konform nenit 143 te K.te Familjes, pasi ky vendim te marre formete prere gjykata ia dergon perrregjistrim Zyres se Gjendjes Civile te Njesise Bashkiake Nr 2 Tirane.
PER KETO ARSYE: Gjykata bazuar ne nenin 126-306- 309 e vijues te K.Pr.Civile;
VENDOSI:
Pranimin e kerkese-padise. Zgjidhjen e marteses ligjore midis paditesit Oltjan Selfo dhe te paditures Yllka Shehaj.

U shpall sot me date 21.12.- 2010, ne Tirane.


ILIA BASHO  NE GJYKATE
Gjykata e Tiranes dha masen e arrestit me burg ndaj Ilia Bashos. Seanca u zhvilua me dyer te mbyllura. Prokuroria kërkoi masën e arrestit burg ndaj bashkëshortit të Eleni Bashos, e cila u vra më 2 shkurt 2012. Mësohet se në kërkesën e prokurorit të çështjen, janë marrë deklarimet e 5 ose 6 personave si dhe disa përgjime që mendohet se kanë arritur të çojnë prokurorinë për të ngritur dyshime të arsyeshme se organizatori i krimit është shtetasi Ilia Basho. Dyshohet se Basho ka paguar dy vrases ordinere per te kryer ekzekutimin e bashkeshortes se tij.  Sipas prokurorise është vërtetuar se Ilia Basho, ka kryer telefonata nga ambjentet e kompanisë, ndërkohë personat për të cilat prokuroria ka ngritur dyshimet e saj, rreth rolit të tyre në vrasje, kanë qënë në zonën e Shkozës, shumë afër ku ka ndodhur dhe vrasja me tre plumba e 33-vjeçares Eleni Basho. Të gjitha këto kanë ngritur dyshime të arsyeshme tek anëtarët e grupit hetimor, të cilët aktualisht janë duke punuar intesivisht për mbledhjen e provave materiale që do të faktojnë krimin e bërë ndaj nënës së dy fëmijëve Eleni Basho.
Ndërsa avokatët mbrojtës kerkuan lirimin nga qelia dhe caktimin e një mase më të butë për klientin e tyre.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane