Eleni, përgjimet zbulojnë
historinë e Ilias me Yllkën

Eleni, përgjimet zbulojnë<br />historinë e Ilias me Yllkën
Vrasja misterioze e nënës së dy fëmijëve Eleni Basho, ka nxjerrë në sipërfaqe tre persona që kanë organizuar ekzekutimin e 33 vjeçares, ku mes të cilëve ndodhet dhe burri i viktimës, Ilia Basho. Ka qënë pikërisht ky i fundit që në mbrëmjen e 2 shkurtit 2012 i ka mohuar bashkëshortes së tij, takimin me dy fëmijët e saj 11 dhe 13 vjeç, duke paguar dy persona të tjerë për të bërë eleminimin fizik të Eleni Bashos, 100 metra para se gruaja të hynte në shtëpi, ku e priste vajza dhe djali i saj. Hetimi i policisë dhe prokurorisë ka zbuluar një skenar, që në dukje i ngjan atyre të filmave.

Verifikimi i tabulateve telefonike, kqyrja e telefonave, mesazheve dhe pyetja e dëshmitarëve, brenda 20 ditësh ka nxjerë në dritë një lidhje intime të Ilia Bashos me shtetasen Yllka Shehaj, kjo e fundit me detyrë dentiste. Lidhja që mendohet se ka nisur prej 1 viti mes Ilias dhe Yllkës, është zbuluar dhe nga viktima Eleni Basho, e cila më pas i ka pohuar bashkëshortit të saj që të hiqte dorë, për hir dhe të dy fëmijëve të vegjël. Mirëpo Ilia Basho, i ka mohuar një lidhje të tillë gruas së tij, ndërkohë që në të njëjtën kohë ka vijuar korrespondencat intime me dentisten Yllka Shehaj. Kjo ka sjellë dhe sherrin në familje, i cili disa herë ka kaluar caqet e konfliktit, deri sa në ditët e fundit të janarit Ilia Basho ka paguar dy persona, duke vrarë me tre plumba nënën e dy fëmijëve të tij. Ende nuk dihet me saktësi motivi i kësaj vrasje, por burimet tregojnë se si shkak është bërë kërcënimi me divorc i Eleni Bashos, e cila në rast se do bënte padinë në gjykatë, do fitonte aksionet e kompanisë si dhe të drejtën e mbajtjes së dy fëmijëve. Nga ky veprim dukej se do ngelej me "gisht në gojë", bashkëshorti i saj, i cili vendosi të ekzekutojë gruan e tij, për të përfituar pasurinë.

Dy persona në mbikqyrje
Dy persona që mendohet se janë paguar nga biznesmeni Ilia Basho, për të vrarë Eleni Bashon, janë duke u mbajtur në mbikqyrje nga policia e Tiranës dhe pritet që shumë shpejt ata të arrestohen. Prokuroria e Tiranës thotë se kanë arritur të bëjnë lokalizimin e disa telefonatave ku nëpërmjet antenave "Shkoza B" si dhe "Antena neës24", rezulton se Ilia Basho disa orë pas krimit ka folur me një numër që mendohet se i përket autorëve të krimit. Nga hetimet e deritanishme policia dhe prokuroria kanë aritur të ndërtojnë dhe dinamikën e ngjarjes ku, sipas tyre biznesmeni Ilia Basho, ka paguar dy persona, me qëllim vrasjen e gruas së tij. Ai mendohet se u ka dhënë informacion autorëve të krimit mbi lëvizjet e Elenit si dhe oraret se kur ajo kthehej në banesën që ndodhet në zonën e Shkozës në kryeqytet. Vrasësit e kanë survejuar disa ditë me rradhë 33 vjecaren, duke i qëndruar nga pas të ndjerës. Ata kanë studjuar dhe vendin se ku do bëhej vrasja, duke zgjedhur një pjesë të errët të rrugës, pikërisht aty ku kalonte vija e ujit të një përroi që vinte nga mali i Dajtit. Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi i hetimit një person i vetëm ka qëlluar me pistoletë tre herë në drejtim të 33 vjeçares Eleni Basho, ndërkohë që personi i dytë ka ndihmuar autorin e krimit të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, që sipas policisë ka shumë mundësi të jetë larguar me makinë.

Lidhja me Yllka Shehaj
Hetimi ka zbuluar lidhjen e dashurisë mes Ilia Bashos dhe dentistes Yllka Shehaj, me origjinë nga Berati, por banuese në Tiranë. 30-vjeçarja Shehaj është kliente e rregullt e kompanisë "Nova Dental Albania" e cila administrohej nga dy aksionerët Ilirjan Bituni dhe shtetësja tashme e vrarë Eleni Basho. Mësohet se Eleni dhe bashkëshorti i saj Ilia Basho kishin njohje me Shehaj, pasi herë pas here e furnizonin këtë të fundit me medikamente dentare. Mirëpo përveç punës, Ilia Basho ka arritur të krijojë një lidhje intime me dentisten Yllka Shehaj. Gjatë marrjes në pyetje në policinë e Tiranës, Shehaj dhe Basho kanë konfirmuar një lidhje të tillë. Burimet thonë se veç kësaj, nga ekzaminimi i telefonave të dy personave, janë arritur të nxirren mesazhet e shkëmbyera mes njëri-tjetrit, SMS këto që kanë përmbajtje intime. Sipas përmbajtjes së mesazheve Ilia Basho, takohej herë pas here në hotele të ndryshme të Tiranës, por ka dhe të tjerë që Ilia i premtonte dentistes Yllka Shehaj martesë.

Eleni, sherr me Yllkën për Ilian
Viktima Eleni Basho, duke pasur marëdhënie pune me shtetasen Yllka Shehaj, i ka kërkuar kësaj të fundit që të ndërpriste marëdhënien intime që kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirëpo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka përfunduar në sher, duke rënduar akoma dhe më tepër marëdhëniet e tyre. Shehaj ka mohuar një lidhje të saj me burrin e Elenit, duke i qëndruar kështu versionit që Ilia Basho i kishte dhënë për dyshimet e viktimës se mes Ilias dhe Yllkës kishte një lidhje dashurie. Pavarësisht kësaj, nëna e dy fëmijëve për të mbajtur familjen e bashkuar duket se nuk ka hequr dorë nga kërkesat e llogarisë për burrin e saj, duke i kërkuar herë pas herë të flisnin rreth marëdhënieve të tyre. Gjithmonë këto biseda përfundonin në konflikte mes çiftit Basho, duke kërcënuar njëri-tjetrin me procedura divorci. Kohët e fundit konfliktet thuajse ishin të vashdueshme duke hyrë dhe në gjëra teknike për sa i përket ndarjes së aksioneve të kompanisë "Nova Dental Albania", në rast se viktima Eleni Basho do kërkonte divorcin në Gjykatën e Tiranës. Nga verifikimet e kryera provohet se 50 për qind të aksionve në komapninë "Nova Dental Albania" i ka me dokumenta viktima Eleni Basho. Hetimi ka treguar se në asnjë dokument nuk figuron emri i bashkëshortit të saj Ilia Basho, i cili siç mësohet ia ka dorëzuar aksionet bashkëshortes së tij Elenit, që nga viti 2001, periudhë kjo kur i arrestuari Basho ka qënë punonjës në Drejtorinë e Tatim Takasave. Dorëzimi i aksioneve është bërë për shkak të papajtueshmërisë ligjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane