Eleni Surani ambasadorja e Greqisë
në Tiranë, Rokanas shkon në Pekin

Greqia ka ndërruar përfaqësuesin e saj në Tiranë. Tashmë vendi fqinj do të përfaqësohet në Tiranë nga Eleni Surani, 56-vjeçare, ndërsa ambasadori aktual Haris Rokanas shkon në Pekin.

Vendimet janë marrë sot nga Këshilli i Lartë i Diplomacisë, i cili është edhe organi kompetent për emërimet e ambasadorëve për shtetin helen.

Eleni Surani është një diplomate karriere me një eksperiencë të gjatë. Ajo ka lindur në 1960 në Selanik dhe pas shumë detyrave të ndryshme diplomatike vjen nga detyra e ambasadores së Greqisë në Mbretërinë e Danimarkës.

Mbërritja e saj në Tiranë tregon rëndësinë që Athina zyrtare i jep përfaqësimit të saj në Tiranë, pasi zonja Surani vlerësohet si një diplomate me mjaft eksperiencë.

Gjithsesi edhe lëvizja nga Tirana e ambasadorit Rokanas për në Pekin është një rritje në karrierë. Që prej fillimit të krizës ekonomike Greqia i ka intesifikuar marrëdhëniet me Kinën dhe emërimi i Rokanas në Pekin tregon vlerësim për punën e bërë prej tij në Tiranë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion

Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion