Elhaida Dani ndihet mirë nga komentet pozitive dhe vëmendja që po merr nga bashkëkombasit e saj, pasi vazhdon të postojë foto 'live' nga spektakli, duke na mbajtur të informuar për ecurinë e gjithckaje.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion ka shpërndarë këtë herë një fotografi teksa bën tualetin për performancën e sotme. Këngëtarja bukuroshe ia ka lënë në dorë pamjen e saj të jashtme, artistes së talentuar të makeup-it, Lili Ismaili, e cila ka udhëtuar drejt Vienës posaçërisht për 22 vjecaren nga Shkodra.

Me kalimin e orëve, edhe ne po nisin të na kapin ethet e gjysmëfinales së bashku me Elhaidën. 
elhaida
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)