Elhaida Dani: Këndon “Suus”, triumfon në Rumani

Elhaida Dani: Këndon “Suus”, triumfon në Rumani
Suksesi i Elhaida Danit nuk është i njohur vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Këngëtarja është kthyer nga festivali “Liga e Kampioneve” që u zhvillua në Rumani, me tre çmime përpos çmimit të parë në këtë event. Pas Top Festit duket se të tjera çmime i shtohen kolanës së suksesit që Dani po koleksionon në karrierën e saj. në një intervistë për suplementin TH&TH, tregon emocionet që ka përjetuar gjatë këtij eventi dhe projektet e ardhshme muzikore.

Keni triumfuar përsëri në një konkurs muzikor dhe këtë herë jashtë Shqipërisë, si ndiheni?

Ndihem krenare, shumë e privilegjuar dhe me shumë fat njëkohësisht.

4 çmime të tjera në karrierën tuaj, po i shtohen kështu kolanës së çmimeve që keni fituar për këtë vit?

Po dy vajza ju shtuan koleksionit tim të kupave dhe katër diploma , ndonjëherë kur shoh këndin e kupave ne shtëpi më duket e pabesueshme.

Me çfarë këngë u prezantuat në këtë kompeticion?

Rregullat e festivalit ishin gjatë tre netëve të konkurrimit duhet të kishe dy netë covera internacional dhe një nga vendi që vjen. Me këtë rast unë zgjodha të interpretojë“listen”, “adagio” dhe “suus”.

Si ishte konkurrenca mes këngëtarëve?

Këngëtaret që të merrnin pjesë në këtë festival duhet të kishin minimum një çmim kombëtar ose ndërkombëtar të fituar . Çdo ditë e më shumë habitem sa zëra të mirë ka bota. Ishte një kompeticion i vështirë dhe shumë emocionues.

Krahas jush ishte edhe një tjetër këngëtar shqiptare që u nderua me çmim, ç’mund të më thoni për Enrika Derzën?

Enrika është një këngëtare e mrekullueshme e i uroj të bëj një karrierë të gjatë. Shqipëria përfaqësohej në këtë festival për herë të parë dhe denjësisht. Enrika fitoi vendin e parë në kategorinë “junior”. Jemi të lumtura që u kthyhem triumfuese në Shqipëri.

Kishit dëgjuar më parë për Liga e Kampioneve", dhe e besoje se do të nderoheshit me 4 çmime?

Kisha dëgjuar për këngëtarin që e organizonte dhe kisha parë vjet disa fëmijë xhenial pjesmarrës në këtë festival dhe kategoria e të rinjëve gjithmonë kishte pasur një konkurrencë të fortë. Vjet madje e kishte fituar një djalë që kishte fituar X-factor Romania. Kur u nisa nuk e kisha menduar kurrë që do kisha 4 çmime kur të kthehesha.

Cfarë projektesh të reja presim nga ju?

Pjesëmarrja në festival që i kam paracaktuar prej një viti e tutje, jam e ftuar në festivalet që kam fituar vitin e kaluar në juri dhe për të përshëndetur festivalin siç ndodhi në Suncane skale 2012 , projektet mbi kënget e klipet dhe shumë gjëra thjesht po e marr pak shtruar.

Do të merrni pjesë në Festivalet e ardhshme të muzikës shqiptare, apo do ti gëzoheni çmimit të parë të Top Fest?

Oh, me këtë pjesë po merret menaxhimi im , do jem pjesë e skenës por duhet të arrij të koordinoj planet dhe pjesëmarrjet nëpër festivale brenda dhe jashtë Shqipërie.

Po me koncertet verore jeni angazhuar?

Jam shumë e angazhuar nëpër zonat turistike madje ka ndodhur dhe dy koncerte brenda natës …sa herë e sa herë do doja të kisha krahë fluturues që të kap oraret (qesh).

Punë, punë vetëm punë, ka pushuar ndopak Elhaida Dani?

Akoma jo vetëm ndonjë ditë tek tuk …shpresoj në shtator pasi njëkohësisht po merrem edhe me provimet pranuese në universitet.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit