Elhaida Dani pozon me 'Il Volo'-n e
Italisë, 'paqe' para garës së madhe

Elhaida Dani pozon me 'Il Volo'-n e<br />Italisë, 'paqe' para garës së madhe
Elhaida Dani duket se nuk ka ndeshur reagime të ashpra nga konkurentët e tjerë në Eurovizion edhe pse sjellje të tilla priten në kompeticione të këtyre përmasave. Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Elhaida ka qenë në shoqërinë e pothuajse të gjithë këngëtarëve përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Në foton e mëposhtme Dani ka pozuar për aparatin fotografik bashkë me Il Volo, grupin e djemve nga Italia, e duken shumë dashamirës ndaj njëri tjetrit, duke qenë se bukuroshja shqiptare ka krijuar karrierë dhe në trevat italiane.

Megjithatë Elhaida ka deklaruar edhe më parë se kënga 'Grande Amore' është kënga e saj e preferuar në këtë garë dhe 'ia ka frikën' tre djemve. 

Fotoja e publikuar ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave të tyre të përbashkët, të cilët kanë nxituar të komplimentojnë këngëtarët dhe t'u premtojnë votat e tyre. Sot është nata e parë gjysmëfinale e Eurovizion dhe përfaqësuesja jonë do të performojë në skenën e madhe. Ne i urojmë shumë suksese!

elhaida dani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023