Pasi fitoi Festivalin e fundvitit në RTSH (Festivalin e Këngës 2014) fitore kjo e cila i mundësoi automatikisht pjesemarrjen dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovizion Song Contest), këngëtarja e njohur dhe mjaft e pëlqyer jo vetëm në vendin tonë Elhaida Dani, ka prezantuar së fundmi këngën përfundimtare që do të konkurojë në ESC.
Pas polemikës që ndodhi me autorin e këngës fituese të RTSH-së, Aldo Shllaku, i cili për arsye të caktuara u tërhoq nga konkursi i Euro Songut, Elhaida në mbështetjen e stafit organizativ të festivalit dhe vetë drejtorit të përgjithshem të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka, realizoi një tjetër material muzikor të cilin e ka publikuar dhe dërguar edhe në drejtim të organizatorëve të ESC-së.
Elhaida Dani me 2 producentët e I'm Alive Arbër Elshani dhe Kristian Lekaj
"I'm Alive" titullohet materiali muzikor i krijuar nga Zzap'n'Chris me tekst nga Sokol Marsi, këngë kjo është publikuar edhe nga vetë këngëtarja përpara 5 orësh në adresën e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.
"Unë jam gjallë"(I'm Alive) është kënga që Elhaida do të këndoj në 18 prill në Melkweg-Amsterdam, e cila në produksionin e treshes Arbër Elshani, Kristian Lekaj dhe Sokol Marsi, është realizuar në Prishtinë.
Mijera pëlqime dhe komente përkrahëse nga Shqipëria, italia dhe thuajse nga e gjihë bota, kanë shoqëruar prezantimin e këngës në internet të këngëtares shkodrane, e cila u bë mjaft e njohur në botë duke fituar në vitin 2013 vendin e parë në talent show-n e zhvilluar në Itali të quajtur "The Voice of Italy"./atsh/
/Shqiptarja.com