E për të treguar emocionet e finalizimit të këtij koncerti, jo rastësisht, Elhaida Dani ka zgjedhur ta çelë koncertin me këngën “I Believe I can Fly”, duke vënë në dukje simblikën e arritjes së suksesit dhe që me forcën e besimit gjithçka është e mundur, ndërkohë këngëtarja thekson rreth klipit: “Klipi do të vij në 10 maj.
Do të jetë në “YouTuve” dhe gjithandej me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit është një këngë që për mua është shumë e rëndësishme dhe me të vërtetë shpresoj që të shkojë mirë”.
Menjëherë pas këngës emocionuese “I believe I can fly” dhe “Domino” nga këngëtarja Jessie J, zëri më i mirë i edicicionit të parë në Itali ka përshëndetur publikun e pranishëm në teatrtin "Migjeni" me këngën “Pranvera filloi me ardhë”.
Por, mbrëmja e së shtunës në Shkodër duket se ka qenë mbrëmja dedikuar këngëtaress së madhe shqiptare Vaçe Zelës, pasi Dani interpretoi këngët “Valsi i Lumturisë” apo edhe “Rrjedh në këngë e ligjërime” e shoqëruar edhe nga dy këngëtaret e tjera shkodrane Arilena Ara dhe Jozefina Simoni.
Përveç qytetaravë të kryeqytetit të veriut të pransishëm kanë qenë edhe emra si Ministri i Mirëqënies dhe Rinisë Erion Veliaj, i cili u kujdes veçanërisht për këtë event:
”Kishte nevojë Shkodra me ja ngrit zemrat peshë, kishte nevojë të inkurajohej dhe kush mund ta bënte më mirë këtë se Elhaida. Unë besoj se në Shqippëri ndonëse gjërat nuk janë perfekte, kush është i mirë, kush ka talent dhe kush shkëlqen vlerësohet dhe më vjen shumë mirë që mundësuam diçka të tillë. Jo vetëm në Tiranë duket të realizohen gjëra të mira por, në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Shkodra ka prodhuar shumë talente me bollëk”, ka shprehur Veliaj.
Ndërkohë, emra si Erkand Qerimi dhe Zyliha Miloti kanë shprehur vlerësimin e tyre rreth koncertit, duke e vlerësuar për atë çka ajo i dhuroi Shkodrës, vendlindjes së saj.
Emocione, muzikalitet dhe gjithçka tjetër është dhuruar në koncertin e parë të këngëtares Elhaida Dani në Shqipëri.
Pas performancavetë këngëve të shumta të repertorit të saj dhe jo vetëm, mikrofoni i “Pink Report” ka arritur ti shkëpusë disa fjalë emociounese këngëtëres pas koncertit duke në rrëfyer shumë nga projektet e reja.
Si të priti publiku shkodran publiku jot në këtë performancë?
Jam jashtëzakonisht e kënaqur prej kësaj mbrëmje. Gjithçka ka shkuar ashtu siç e doja. Normalisht emocionet nuk ishin të pakta ishin aq të mëdhaja sa ndonjeherë më bënin të harroja dhe ndonjë fjalë të këngëve, por kjo nuk ka rëndësi se vërtet jam kënaqur pafund. Nga reagimet e publikut kuptova që po ja kalonin shumë mirë dhe për mua kjo është më e rëndësishme se gjithçka.
U shprehe se kënga do të vij me klip kur do të publikohet?
Kënga është xhiruar para 10 ditësh në Firence, po punohet në këto momente dhe në 10 ditët e para të majit pritet të jetë në ekranet shqiptare, do të jetë online kudo dhe shpresoj që të pritet mirë.
Do të kemi mundësi dhe ne publiku i Tiranës të kemi një koncert të tillë?
Patjetër që po, koncerti në Tiranë do të vij së shpejti dhe do të jetë në qershor, por nuk po zbuloj më tepër megjithatë mund të them se pritet diçka e madhe, pasi i jam dedikuar prej muajsh.
Çka do të thotë që edhe albumi i radhës është duke u përgatitur?
Absolutisht po, jam duke punuar për albumin e radhës jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, prandaj është një miks gjuhësh, muzikë, etj. Kjo verë është programuar të jetë mjaftë e rëndësishme për mua, jam shumë e emocionuar pasi pres që publiku ta presë ashtu siç e kam menduar unë në mendjen time.
Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe italianëve si ka ardhur?
Kanë ardhur me të vërtetë shumë mirë nuk e prisja faktikisht me shumë mirëkuptim me shumë dëshirë për të bashkëpunuar dhe normalisht ndodh kështu kur gjithsecili dashuron punën e tij, duke qenë që e realizon atë punë me shumë dashuri e dëshirë çdo gjë do të shkoj vaj.
Kompozitori
Kledi Bahiti: Elhaida, një talent i përmasave botërore
Supriza e mbrëmjes do të ishte edhe prezantimi për publikun e këngës së re të Elhaidës, kompzuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst të Olti Currit, me titull "Kjo që jam". I pranishëm në këtë event ishte edhe kompozitori i këngës Kledi Bahiti i cili u shpreh entuzianst për mikrofonin e “A1 Report”, për këtë bashkëpunim të ri me këngëtaren shkodrane.
Si e vlerëson performncën e sotme duke e dëgjuar të ekzekutuar në këtë koncert?
Pres të dëgjoj këngën e tretë pastaj të them…(qesh). Unë u kënaqa shkoi shumë mirë ishte një performancë shumë e mirë. Përfundimisht unë i “vendosa pikën” që Elhaida është një talent i përmasave botërore dhe këtë e them pa metafora, pa hiperbola është një gjë konkrete dhe që duket.
Në fakt, edhe këngët që ke kompozuar për të duket se i rrinë shumë mirë Elhaidës. Këtë gjetur një urë të mirë komunikimi midis jush edhe për bashkëpunime të mëtejshme?
Sigurisht, ndonjëherë mendoj se gjërat janë të lidhura në një mënyrë logjike dhe shpirtërore dhe besoj se është kjo. Plus mendoj se me talentin e Elhaidës gjithçka është më e thjeshtë.
Këngëtari
Alban Skënderaj: Elhaida, zëri që ndezi shkodrën
Skena është ndezuar akoma më shumë teksa Elhaida ka kënduar një duet me Alban Skënderajn, më këngën e titulluar “Refuzoj”. Ja çfarë ndan Skënderaj për rubrikën “Pink Report”
Si u ndjeve pas këtij koncerti në Shkodër ku këndove së bashku me këngtaren Elhaida Dani?
U ndjeva shumë mirë pasi ishte një event i realizuar shumë bukur, diçka që është shumë e rëndësishme në repertorin e një artisti. Publiku ishte perfekt dhe unë e shijova shumë, jam i lumtur për Elhaidën, e cila u kthye në qytetin e saj me një triumf dhe ishte e detyrueshme që të realizonte një event të tillë në qytetin e saj dhe Shkodra e priti në mënyrë fantastike. Në fakt ky është një format dhe një stil që unë kam dëshirë në të ardhmen ta praktikoj edhe vetë me evente ndoshta pak më të përmbledhura, jo shumë masive por shumë kualitative me shumë cilësi dhe shumë përzgjedhje si muzikalisht, si në gjithçka.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)