Elhaida:Faleminderit!Do ta çoj emrin
e Shqipërisë në skena më të mëdha

Elhaida:Faleminderit!Do ta çoj emrin<br />e Shqipërisë në skena më të mëdha
Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar sot në faqen e saj në Facebook në lidhje me natën e djeshme të Eurovizion.

Ajo ka shkruar një status në të cilin falënderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe u tregon se pavarësisht nëse publiku ka gjykuar se ka patur gabime në interpretimin e këngës, çdo tingull sipas saj ka qenë i ndjerë si kurrë më parë.

Elhaida shkruan se e gjithë puna disamujore e palodhur dhe netët e gjata pa gjumë ia kanë vlejtur.

Së fundmi Elhaida i ka premtuar të gjithëve se ajo do ta çojë emrin e Shqipërisë në skena edhe më të mëdha.

Statusi i plotë i Elhaida Danit në Facebook
 
Ndihem e perulur ndaj mbeshtetjes qe me keni dhene... Them me plot gojen qe ia vlejten muaj e muaj pune, fjale te padrejta, nete te tera pagjume dhe lodhja, pasi ne keto dite kam pare nje komb te bashkuar si rradhe here, per nje kenge, per mua. 
Te jesh ne ate skene nuk eshte e lehte. Duke pas pergjegjesine te perfaqesoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta me mire, pasi cdo tingull qe kam nxerr nga trupi im ka qene i vertete, i sakte apo jo , ai ka qene i sinqerte dhe i ndjere si asnjehere me pare. 
Ky status eshte vetem per ju, te gjithe ju qe me mbeshtetet. Per votat e shumta qe shpenzuat per mua gjithe shqiptaret ne te gjithe boten. Tani nuk duhet te merzitemi pasi me besoni, do punoj shume qe emrin e shqiperise ta marr me vete edhe ne skena me te medha. 
Ju dua shume vertete
Ju perqafoj une, dhe familja ime qe ju falenderon sinqerisht .
Elhaida Dani 

elhaida

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës