‘Dazn’ në versionin italian thonë se marrja e pasportës shqiptare, për shkak të origjinës së bashkëshortës së portierit të Kaljarit, nuk mjafton që ai të vishet kuqezi. Edhe pse ende nuk dihet dëshira e portierit, rregullat e FIFA-s thonë që lojtari duhet të ketë një lidhje të caktuar me vendin, përmes lindjes, prejardhjes familjare ose qëndrimit të nevojshëm. Kushte që 25-vjeçari nuk i përmbush.

Gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë FIFA. Faktori që më së shumti ndihmon Caprile-n të vijë te Shqipëria është se ai nuk ka luajtur kurrë me Italinë edhe pse në dy raste është ftuar në përfaqësuesen A të ‘axurrëve’.

Si lindi ideja për Caprile-n te Shqipëria?

Më herët është raportuar se nëna e fëmijës së Caprile-s është Emily Toshkollari me origjinë shqiptare. Duke qenë se ai ka luajtur vetëm me moshat e Italisë i lind e drejta të ndryshojë kombëtare. Megjithatë çështja ka edhe problematika të tjera. Caprile dhe Toshkollari nuk janë të martuar ligjërisht sipas ‘DAZN’ dhe nëse kjo ndodh merr pak kohë proceduriale pajisja e tij me pasaportën shqiptare. Një prej pikave ku mund të kapet federata për të bindur FIFA-n është qëndrimi. Për moshën mbi 18-vjeç lojtari duhet të ketë vendbanimin mbi 5 vite në vendin që kërkon ta natyralizojë. Duhet theksuar se rregjistrimi i vendbanimit kërkon pak kohë pas marrjes së pasaportës. Gjithsesi në rastin më të mirë Caprile-s i duhen 5 vite dhe do të debutonte me Kombëtaren shqiptare kur të shkonte 30 vjeç. Në këto kushte duket më shumë si iluzion se sa mundësi që ai të vijë te Shqipëria.