Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit
Gugash Magani dhe Refik Halili
Tirana e futbollit u eliminua nga Kupa e Shqipërisë dhe sheh një sezon që deri në këto momente mund të quhet si dramatik. Si të mos mjaftonte vendi i nëntë (parafundit) në Superligë, vetëm dy fitoret këtë sezon dhe 18 pikët e grumbulluara, bardheblutë u përmbysën nga Bylisi në Kupë duke u eliminuar që në fazën e 1/8.
Për këtë në klubin më të titulluar në vend janë duke menduar një ndryshim dhe "kurban" si gjithnjë është posti i trajnerit, pa menduar për emrin që mban pozicionin.
Eliminimi ka qenë i dhimbshëm për Tiranën dhe presidenti Refik Halili me stafin po mendojnë për një ndryshim që do "zgjonte" lojtarët. Duket se Magani do marrë një vendim që sot, që më e mira do ishte një shans në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias.
Gugash Magani është trajneri i dytë i Tiranës këtë sezon, me peqinasin që zuri vendin e të shkarkuarit Bledi Shkëmbi. Trajneri Magani e ka drejtuar ekipin në 9 takime, duke marrë një fitore me Bylisin 4-0, më pas katër barazime rresht dhe tre humbje në kampionat si dhe një eliminim nga Kupa. Në total Magani ka marrë 7 pikë në tetë ndeshje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
11 Shkurt, 19:19
-
Arrestimi i Veliajt/ Lapaj e Shabani protestë te Kryeministria, iu bashkohen vetëm një grusht njerëzish! Kërkohet dorëheqja e Ramës
11 Shkurt, 19:14
-
Arrestimi i Veliajt, Rama zotohet se do merret personalisht me punët e Bashkisë së Tiranës! Anuela Ristanit i delegohen detyrat e kryebashkiakut
11 Shkurt, 18:33
-
Misteri/ Pse SPAK e prezanton Veliajn si të dënuar? DOKUMENTI i gjendjes gjyqësore që vërteton të kundërtën
11 Shkurt, 18:25
-
Vrasja e Martinit/ Hetohet stafi i shkollës për 'shpërdorim detyre'! Autori i mitur drejt gjykimit
11 Shkurt, 14:52
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Kthyen redaksinë në ‘bazë droge’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e portalit Publik.live të Naim Nokës
11 Shkurt, 12:26
-
Veliaj nesër në GJKKO për masën/ Rama takon 5 nënkryetarët e Sekretarin e Përgjithshëm! Kryebashkiaku delegon vulën, nuk shkarkohet (VIDEO)
11 Shkurt, 11:36
-
VIDEO/ ‘Mjellma e zezë’, ja libri i parë që Veliaj lexon në qeli! Takim me Sekretari e Përgjithshëm të Bashkisë
11 Shkurt, 11:03
-
Tirana feston 105 vite si kryeqytet, presidenti Begaj: Vendi i çdo shqiptari që vendosi të gjitha dijet për ta bërë kryeqendrën e shqiptarisë
11 Shkurt, 10:04
-
Pasagjerët nga Mali i Zi po preferojnë aeroportin e Tiranës
10 Shkurt, 23:03
-
Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: E çuditshme por 5 biznesmenë, kanë kapur 5 qeveri dhe 500 politikanë
10 Shkurt, 21:55