Eliminimi, Partizani fajëson arbitrin
 Tifozët: Të largohet trajneri Duro

Eliminimi, Partizani fajëson arbitrin<br /> Tifozët: Të largohet trajneri Duro
TIRANË - Pas dy ditësh më në fund ka reaguar klubi i Partizanit për ndeshjen e zhvilluar në Laç për Kupën e Shqipërisë, e cila u humb nga të kuqtë 3-0 duke sjellë eliminimin nga kompeticioni. Klubi fajin për eliminimin ia vendos arbitrit dhe dëmtimit të disa lojtarëve, por kërkon që të shikohet përpara drejt titullit kampion për të harruar atë që ndodhi në mesjavë. “Klubi kërkon të sqarojë mbarë opinionin sportiv në lidhje me situatën e krijuar pas rezultateve të fundit.

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sigurisht mund të konsiderohet një dështim për vetë objektivat që klubi kishte për këtë sezon futbollistik. Ishte një paraqitje në të cilën ndikuan shumë faktorë, dëmtime lojtarësh, por edhe gjykimi i njëanshëm i kryesorit Alla me vendimet e akorduara. Një ndeshje e cila duhet harruar sa më parë pasi përpara na pret një garë mjaft e vështirë ku synimi i klubit tashmë mbetet vetëm fitimi i titullit kampion.

Jemi plotësisht në luftë për të synuar këtë trofe, i cili i mungon 15 herë Kampionëve të vendit për afro dy dekada dhe që është aq i dëshiruar nga e gjithë familja e kuqe. Njëkohësisht kërkojmë mbështetjen maksimale të tifozëve siç na keni përkrahur jo vetëm përgjatë gjithë këtij sezoni por në çdo moment të vështirë që ka kaluar. Klubi, pa praninë tuaj në shkallët e stadiumit do ta kemi mjaft të vështirë të realizojmë objektivin madhor Titullin Kampion”mbyllet deklarata. Por tifozët e kuq ende nuk e kanë kapërdirë atë që ndodhi duke premtuar një revoltë të fuqishme.

“Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të kategorisë superiore Partizani –Teuta do të zhvillohet në Kamzë dhe jo në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë ditën e Diel, ora 14:00. Ekspertët grek të cilët vëzhguan terrenin e rikonstruktuar të stadiumit “Qemal Stafa” nuk kanë dhënë “ok” për të hapur dyert për këtë takim, pasi fusha nuk është ende në gjendjen e saj optimale për zhvillimin e ndeshjeve” thuhet në njoftim. Por grupi i tifozëve “Ultras Guerrils” përmes një deklarate shprehen se “Ne jemi ata që në të mirë e në të keq, ishim aty, jemi aty e do qëndrojmë aty.

Jemi ata që dyfishojmë mbështetjen në momentet e vështira në humbje apo zhënjime pavarësisht vështirësive dhe kilometrave. Ne jemi ata që nuk tradhtojmë kurrë e në momentin që ju na tradhtoni ne nuk falim. Na tradhtuat dhe ndihemi të fyer gjë që nuk do të kalojë lehtë. E dashurojmë futbollin për hir të Partizanit e duke ditur që Partizani prej këtyre lloj skenarësh preku fundin duke arritur në pikën më të errët të historisë, e urrejmë atë futboll tavolinash, trukimesh, shitjesh e tolerimesh.

Duhet të jeni shembulli për cdo klub tjetër e jo të na trajtoni në këtë mënyrë me deklarata qesharake e me arrogancë sic bën Shpëtimi që tashmë nuk ka shpëtim. E kërkojmë të menjëhershme dorëheqjen e tij nëse ka një farë profesionalizmi, e meqë është vetëshpallur president e ka më të thjeshtë të shkarkojë vetveten, e në të njëjtën kohë në mënyrë zyrtare kërkojmë që Gazmend Demi dhe drejtori Sulejman Starova ta shkarkojnë nëse ai vete nuk jep dorëheqje.

Dikush nga ju duhet të marrë përgjegjësi. Këtë kërkesë ja bëjmë drejtpërdrejt drejtorit. Të gjitha këto nuk përbejnë ndonjë ndryshim për ne, ne lidhje me atë cka ndodhi ama kërkohet si sinjal për vazhdimësinë” mbyllet komunikata.
 
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni