Eliminohet Matilda, lë
garën për 100 mln lekë

Eliminohet Matilda, lë<br />garën për 100 mln lekë
Banorja e cila u eleminua nga “Big Brother” ishte Matilda, vajza e cila ka qenë në fokus të debateve çdo javë për shkak të lojës brenda shtëpisë. Nën atmosferën e qirinjve dhe verës nisi dhe java e njëmbëdhjetë e “Big Brother”. Fakti që kanë ngelur dhe pesë javë nga finalja për çmimin e madh 100 milionë lekë, loja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë. Këtë gjë e vërtetuam mbrëmë gjatë showt, ku banorët treguan klanet e tyre të formuara gjatë këtyre javëve brenda shtëpisë. Nga njëra anë kryeson Arditi me vajzat Xhulin, Nevilën dhe Lorin dhe nga ana tjetër Valeri me Jonën dhe Visarin.

Ndërkaq, një pjesë tjetër që i dha jetë spektaklit ishte dhe rrëfimi i dy çifteve të krijuara brenda shtëpisë; Arditi dhe Xhuli, Lori dhe Visari zbuluan lidhjet e tyre të mbajtur fshehur gjatë gjithë këtyre javëve. Edhe pse nën një atmosferë të ngrohtë dhe romantike të rezervuar për ta, Arditi dhe Juliana rrëfyen se disa nga banorët e kanë kuptuar lidhjen e tyre. Ndërsa, çifti Lori-Visari edhe pse prej gati dy javësh kanë shkëmbyer puthje të zjarrta, ishte Lori ajo që u tërhoq, duke braktisur para publikut dhe banorëve Visarin. Një debat që u komentua shumë edhe gjatë javës së dhjetë ishte dhe afrimiteti i Meridianit me Jonën, një afrimitet i nisur që në fillim si lojë, por impakti që pati jashtë u komentua ndryshe. Në këtë kontekst, Opinionisti Armand Peza replikoi ashpër me Jonën duke u shprehur; “Agrisivitetit i femrave brenda shtëpisë vjen si pasojë e mungesës së seksit”, një mendim
i hapur që u komentua shumë në rrjetet sociale.

enkelejdi matilda bb7
 
LORI BRAKTIS VISARIN: PRITE TË BËJE MEGASHOW

Çifti i dytë brenda shtëpisë së “Big Brother” ende pa nisur i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Lori dhe Visari pavarësisht momenteve të bukura që kanë pasur dy javët e fundit, mbrëmë Lori i ka dhënë fund kësaj lidhje, duke u justifikuar me faktin e paragjykimit nga familja.

Visari pranon se ata pëlqehen por nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ai thotë se i ka shpjeguar Lorit se çfarënuk i pëlqen, por ajo nuk i ka kuptuar. Ai rrëfen se ende ka të njëjtën pëlqim për Lorin, por disa gjëra që kanë ndodhur në shtëpi e kanë larguar prej saj. Visari thotë se e kupton nëse Lori do të ndahet, sepse i ka thënë se ka një lidhje jashtë. Visari dhe Lori flasin me ironi me njëri-tjetrin, duke krijuar tension mes tyre. Lori thotë se ka bërë shumë tolerime ndaj sjelljes së Visarit. Visari thotë se Lori kishte pritur të premten, për të bërë një “megashow”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin