Elina Duni, e para në toplistën e
10 këngëtarëve të jazz në Zvicë

Elina Duni, e para në toplistën e<br />10 këngëtarëve të jazz në Zvicë
Gazeta “Aargauerzeitung” e Zvicrës e ka vendosur Elina Dunin në vendin e parë të toplistës prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit. Këngëtarja e njohur e xhazit Elina Duni, gjatë vitit që shkoi ka qenë mjaft e suksesshme në skenat botërore.
 
Ajo ka fituar disa vlerësime lidhur me albumin e saj të ri “Dallëndyshe”. Disa media britanike e kanë vlerësuar këngëtaren shqiptare me superlativa. Edhe gazeta “Aargauerzeitung” e Zvicrës e ka zgjedhur Elina Dunin në vendin e parë të toplistës prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit.
 
“Këngëtarja Elina Duni si një ambasadore unikale e poezisë shqiptare ka rezultuar më e mira, shkruan autori i artikullit, Stefan Künzli, ekspert i muzikës në këtë gazetë.
 
 “Ajo është një hap përpara trios “Schnellertollermeier”, që me tinguj repetitivë të stilit të rokut, po ia del të lërë gjurmë edhe në skenën e xhazit”, komenton Stefan Künzli, duke shtuar se “Ashtu si ky grup edhe Elina shkaktojnë reagime me zgjerimin që i bëjnë konceptit të Jazz-it.
 
Një formulë kjo që vlen edhe për grupet Egopusher dhe The Great Harry Hilman.
 
Ja toplista
1. Elina Duni Quartet: Dallëndyshe
2. Schnellertollermeier: X
3. Le Rex: Ëild Man
4. Kaos Protokoll: Questclamationmarks
5. Egopusher (Tobias Preisig, Alessandro Gianelli)
6. The Great Harry Hillman: Veer off course
7. Christoph Irniger Trio: Octopus
8. René Mosele’s Ramblin’: Relaxing At The Shoëdoën
9. Sarah Buechi: Shadoë Garden. Intakt 10. Christoph Grab Raë Vision: Code Talker
10. Christoph Grab Raë Vision: Code Talker

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin