Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka reaguar pas arrestimit të Ramush Haradinajt duke u bërë thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për ta liruar sa më parë kreun e AAK.
 
"Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me shërbimet e Interpolit duke vendosur në objektiv dhe arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj" thotë ai.
 
Eliot Engel thotë se gjykatat ndërkombëtare e kanë liruar Haradinaj dy herë, ndërsa ky vendim për arrestimin e tij nxit tensionet dhe rrit gjasat e konflikteve në të ardhmen në Ballkan.
 
Kongresmeni amerikan i bën thirrje edhe Bashkimit Europian për të ndërhyrë, pasi sipas tij një nga kushtet për integrimin e Serbisë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
 
Ai e mbyll reagimin duke vlerësuar disa nga arritjet e Kosovës kohët e fundit në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër terrorizmit, si në rastin e ekipit të Izraelit.


dy.b/shqiptarja.com