Elisa Spiropali: Nuk e di se çfarë të
mendoj për tre prokurorët sot

Elisa Spiropali: Nuk e di se çfarë të<br />mendoj për tre prokurorët sot<br>
Elisa Spiropali nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me mbledhjen e këshillit të mandateve në kryesinë e Kuvendit dhe konkretisht për tre prokurorët, të cilët ishin aty për të kërkuar lejen e arrestimit për deputetin Saimir Tahiri.

Spiropali shkruan se “Tre prokurore qe drejtojne institucionin me hijerende te gjyqesorit shqiptar, te tre aspak zhgenjyes ne pamje e me siguri as ne formimin baze juridik e mbase me shume se aq (nder ta nje zonje qartesisht e mprehte dhe e edukuar), ngjanin si tre te pandehur qe kishin nevoje per avokat!”

Statusi i plotë i Elisa Spiropalit në Facebook:

 Nuk di çfare te mendoj per ata tre prokurore sot!

Kerkojne arrestimin e nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe lexojne gazeten ne paraqitjen e akuzes se tyre! Kur pyeten pse lexoni gazeten, thone qe ua ka dhene Antimafia Italiane!

Duan t’i hedhin hekurat nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe thone udhetoi kater here ne makine me nje person te dyshuar, etj.! Kur pyeten kush jane keta etj., ngrene supet dhe kur ripyeten thone nuk tregojme sekrete!

Duan te burgosin nje deputet (apo nje njeri çfaredo) dhe belbezojne sikur i ka zene nje hall i madh! Kur pyeten a mund t'a perserisni ate qe thate se nuk ju degjuam, thone ne nuk jemi politikane qe te flasim me ze te larte!

Tre prokurore qe drejtojne institucionin me hijerende te gjyqesorit shqiptar, te tre aspak zhgenjyes ne pamje e me siguri as ne formimin baze juridik e mbase me shume se aq (nder ta nje zonje qartesisht e mprehte dhe e edukuar), ngjanin si tre te pandehur qe kishin nevoje per avokat!

Nuk e di çfare do te sjelle e nesermja dhe çfare do te mesojme me shume deri kur do te duhet te marrim vendimin, sepse prokuroret thane se po presin prova te reja nga pertej detit. Dhe pa e vene asnje fije floku ne dyshim se ne e duam sot drejtesine me shume se Saimirin, do te kerkojme deri ne fund qe te verteten te na e thote drejtesia.

Por sot per sot, mund te thuhet pa asnje frike se ata tre prokurore kishin nje gazete dhe nje sekret. Gazeten e dime se e kemi lexuar para se te na e lexonin ata sot. Sekreti qe s’do ta marrim dot vesh asnjehere prej tyre, eshte kush i ka futur ne nje sekelldi aq te madhe sa e sotmja? Fatmiresisht Shqiperia eshte nje vend ku vete Sherbimi Informativ funksionon si gazete dhe asgje s’mbetet gjate sekret.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës