Elisabeta Gjoni u zgjodh në fillim të muajit dhjetor anëtare e Këshillit Mbikëqyrës me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Zonja Gjoni ka eksperiencë të gjatë me mbikëqyrjen financiare, fillimisht si kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë e më pas si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrë që e mban edhe sot.
Këshilli Mbikqyrës i bankës përbëhet nga 9 anëtarë, 7 prej të cilëve u zgjodhën anëtarë të rinj, pasi u kish mbaruar mandati. Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së janë Ardian Fullani, Dhori Kule, Ermelinda Meksi, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Ardian Civici, Arjan Kadareja, Halit Xhafa dhe Benet Beci.
Ndërkohë që Ardian Fullani u rizgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe Guvernator për një mandat të dytë 7-vjeçar 2011-2018, raporton atsh.
/sg/shqiptarja.com/
