Aktorja italiane Elisabetta Canalis i është dedikuar shumë ushtrimeve gjimnastikore për të arritur forma seksi dhe tunduese.

Këtë e ka arritur falë të dashurit të saj Marcus Kowal, i cili është trajneri i saj personal.

elisabetta canalis

Ai nuk ka kursyer këshillat për femrën e tij në mënyrë që ajo të duket e mrekullueshme.

Ata kanë një vit që po përjetojnë së bashku një romancë të bukur.

elisabetta canalis

Rezultati është i dukshëm. Aktorja ka postuar një foto në rrjetin “Instagram”, ku shfaq të pasmet seksi me një palë bikini në ngjyrë të zezë.

Bukuroshja Canalis është relaksuar në pishinë ndërkohë që ka ndarë foton me fansat e saj, duke ekspozuar krenare linjat e tonifikuara.

elisabetta canalis

34 vjeçarja ka qenë në një lidhje dy vjeçare  me aktorin e famshëm George Clooney deri në vitin 2011, kur deklaruar dhe ndarjen e tyre.

Më herët në një intervistë të dhënë aktorja ka shprehur se ajo dhe Clonney nuk kanë biseduar asnjëherë për martesë ose për të pasur fëmijë.

(b.t/shqiptarja.com)