Elite Sport Academy fiton
kampionatin kombëtar të kikboksit

Elite Sport Academy fiton<br />kampionatin kombëtar të kikboksit
TIRANE- Është Elite Sport Academy kampioni I Shqipërisë në kikboks. Skuadra nga kryeqyteti fitoi pesë tituj dhe nxorri tre sportistë nënkampionë, në garat e zhvilluara në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, pas një gare shumë të fortë sportive.

Pas ESA-së, u renditën Java Gym po e kryeqytetit dhe Fight Club Vlora, që fituan, përkatësisht, katër e tre tituj. Po ashtu, shumë mirë u paraqit ekipi I ri, Johny Fight Club.
Në kampionat morën pjesë 70 sportistë nga 15 skuadra të ndryshme, përfshi edhe 4 ekipe nga Kosova. Pjesëmarrja e skuadrave nga Kosova u bë për të rritur pjesëmarrjen dhe cilësinë e kampionatit, si dhe për të ndihmuar këtë sport në Kosovë.

Pritet që sportistët e vlerësuar si më të mirët në kampionat të përzgjidhen për në ekipin kombëtar që do të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet nga 29 prilli deri në 4 maj në Algarve të Portugalisë.

Në kampionat u dalluan sportistë të tillë si Brus e Stiven Jakupi, Hanri Trifoni, Adela Osmani, Arlins Ismailaj, Albi Baci, Erdis Malaj, Bleron Xhakli, Bedri Dyrmishi, ndërsa keqardhja ishte që dy sportistë të ekipit kombëtar si Edi Shehaj (kampion I botës) dhe Julian Alla (nënkampion I botës) nuk mundën të ndesheshin, për shkak se kundërshtarët u tërhoqën për arsye të ndryshme.
 
5 tituj Elite Sport Academy, 3 Johny Fight Club, 2 Tomori, 3 Fight Club Vlora, 2 Apolonia Fier, 1 Nitro Team Ferizaj, 1 Butrinti Sarandë, 4 Java Gym, 1 Tempulli I Hekurt Gjirokastër, 1 Katana Obiliq, 1 Fushë Kosova
 
Rezultatet teknike
Vajza, deri 57 kg
Adela Osmani (Elite Sport Academy)-Nada Beheluli (Egnatia)        2-1

Vajza, deri 63 kg
Ilda Lelo (Fight Club Vlora)-Neda Beheluli (Egnatia)    2-1

Fëmijë, deri 22 kg
Amihad Rexhepi (Elite Sport Academy)-Fiordi Lika (Elite Sport Academy)       2-1

Fëmijë, deri 30 kg
Arlind Ismailaj (Johny Fight Club)-Enriko Doda (Butrinti Sarandë)          2-1

Fëmijë, deri 35 kg
Albi Baci (Tomori)-Rolenc Harizi (Elite Sport Academy)       2-1

Fëmijë, deri 40 kg
Erdis Malaj (Tomori Berat)-Andi Selimaj (Johny Fight Club) 2-1

Fëmijë, deri 45 kg
Kristi Lamçe (Johny Fight Club)-Andrea Rubie (Butrinti Sarandë)  3-0

Fëmijë, deri 55 kg
Fabio Ferko (Apolonia Fier)-Fidan Idrizi (Kastrioti Ferizaj)   3-0

Mosha deri 15 vjeç
Deri 59 kg
Bleron Xhakli (Nitro Team Ferizaj)-Përparim Idrizi (Kastrioti Ferizaj)      3-0
Deri 63 kg
Behar Doda (Elite Sport Academy)-Endi Agallia (Apolonia Fier)    2-1

Mbi 90 kg
Xhulio Doda (Butrinti Sarandë)-Albi Doku (Elite Sport Academy) 2-1

Mosha deri 17 vjeç
Deri 63 kg
Brus Jakupi (Java Gym)-Stiven Jakupi (Java Gym)      2-1
Deri 67 kg
Majkëll Kalemi (Tempulli I Hekurt Gjirokastër)-Sejdi Muzhaka (Tomori) 3-0
Deri 71 kg
Omer Dulaj (Fight Club Vlora)-Kujtim Sogojeva (Fushë Kosovë)    2-1
Deri 75 kg
Donald Bedri (Apolonia Fier)-Kozma Rubie (Butrinti Sarandë)       2-1

Mosha deri 18 vjeç
Deri 67 kg
Edi Shehaj (Fight Club Vlora), pa kundërshtar, u tërhoqën Rinor Hyseni (Nitro Team Ferizaj) dhe Arbnor Xhakli (Nitro Team Ferizaj)

Të rritur
Deri 63 kg
Hanri Trifoni (Elite Sport Academy)-Denis Bakos (Java Gym)        3-0
Deri 71 kg
Ervis Balla (Elite Sport Academy)-Avenir Tabaku (Egnatia)  3-0
Deri 73 kg
Ismail Ismaili (Java Gym)-Emir Dervishi (Java Gym)   2-1
Deri 75 kg
Edon Mulaj (Johny Fight Club)-Aleksandër Tafa (Butrinti Sarandë)         3-0
Deri 80 kg
Berat Jetullahi (Katana Obiliq)-Forent Pllana (Katana Obiliq)         2-1
Deri 85 kg
Bedri Dyrmishi (Java Gym)-Teki Ahmetaj (Johny Fight Club)        3-0
Deri 90 kg
Julian Alla (Java Gym), pa kundërshtar
Mbi 100 kg
Luigj Shala (Fushë Kosovë)-Rrahim Sogojeva (Fushë Kosovë)        2-1


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur