Aktorja protagoniste e disa prej telefilmave më popullor në SHBA, “Dollhouse” dhe “Tru Calling”, “Buffy the Vampire Slayer”, në një intervistë për comicmix.com ka thënë së është adaptuar mirë në promovimin e saj në filma vizatimorë.
Aktorja merr pjesë për herë të parë në filmin e shkurtër të animuar të “Batman”.
“Është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e trashëgimisë së Batman-it. Është ikonë, është e mrekullueshme. Është thjesht Batman!” Tha aktorja. “Jam rritur me vëllezërit e mi duke e improvizuar Batman dhe Robin. Unë gjithmonë përpiqesha të luaja sa më mirë, por ata më jepnin rolin e ndonjë karakteri që vritej menjëherë. Vëllezër, më shikoni tani, jam pjesë e Batman-it, ndërsa ju jo.” Ka ironizuar Dushku.