Eliza Dushku ylli i filmit horror “Eloise”

Eliza Dushku ylli i filmit horror “Eloise”
Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku ka nënshkruar kontratën për të qenë ylli në filmin “Eloise”, një film i ri horror vendosur në një azil të braktisur. Filmi i ri i Eliza Dushkut ku ajo luan përkrah Chace Crawford e Brandon T. Jackson,  është një film horror, i cili që në fillim ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe shtypit, për shkak të vendit se ku po xhirohet.

“Eloise” ka rrëmbyer një fond prej 1.95 milionë dollarë, i cili prej disa kohësh ka nisur xhirimet në Detroit. Mediat amerikane, prej kohësh po flasin rreth këtij filmi, jo vetëm për shkak të kastit të aktorëve, por edhe për subjektin që ai rrëfen. Filmi bazohet në historinë a disa miqve të cilët hyjnë pa leje në një spital psikiatrik të braktisur prej vitesh, për të gjetur një certifikate vdekjeje, e cila do ju sigurojë një trashëgimi të madhe.

Spitali quhet “Eloise” në Detroit, Michigan të Amerikës, i cili ka qenë një prej spitaleve psikiatrik më të mëdhenj në botë, e tashmë në gjendje të braktisur është bërë i falshëm për historitë e fantazmave dhe shpirtrave që jetojnë në të. I ndërtuar në 1836, për të pasur idenë sesa i madh ka qenë ky spital, ju tregojmë se ai përbëhej nga 78 ndërtesa, kishte stacionin e vetë postar, të policisë dhe zjarrfikësve.

Që prej 1982 kur ky spital mbylli dyert, në të nuk është kryer asnjë investim dhe gjithçka është lënë në gjendje të mjerueshme, duke krijuar një pamje të frikshme, e cila ka ndihmuar dhe në krijimin e legjendave të frikshme që lidhen me këtë vend.

eliza dushku

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…