Elma Dorezi: Ministria e Kulturës
duhet të na kthejë festivalin e të rinjve

Elma Dorezi: Ministria e Kulturës<br />duhet të na kthejë festivalin e të rinjve
Elma Dorezi e cila rikthehet me komedinë e Shekspirit “Zbutja e kryeneçes” pas dy vjetësh në Teatrin Kombëtar, ia dedikon suksesin e saj si regjisore Festivalit të Rinjve. Regjisorja Dorezi edhe pse është një nga më të suksesshmet, nuk e kishte imagjinuar këtë rrugë të karrierës së saj. Ndërsa flet për pritshmëritë e premierës “Zbutja e kryeneçes” që do të ngjitet në Teatrin Kombëtar, ajo flet edhe për nevojën e një festivali që i ka hapur asaj të gjitha dyert e teatrove si regjisore, që ka funksionuar deri në vitin 2011. 

Çfarë shënon për ty ardhja me premierën e komedisë “Zbutja e kryeneçes” në Teatrin Kombëtar
-Shënon një kthesë shumë gjigante dhe një trampolinë shumë të madhe. Unë kisha dy vjet që nuk bëja shfaqje se realisht më ka marë malli.

Ju vërtetë keni dy vjet pa shfaqje, por para dy vjetësh mbaj mend se nuk të mumëroheshin çmimet që ke marrë?
-Po. Bëhen 20 çmime, duke përfshirë veprat e mia dhe ato ku unë jam pjesëmarrëse. Pra, jo vetëm Elma si individ, por aktorët, regjia, shfaqja, pra të para në tërësi janë bërë vërtetë 20 çmime

Nuk të duket se rrezikon duke experimentuar me Shekspirin?
-Jo nuk mendoj se rrezikoj aspak. Është sfidë, pa diskutim, sepse kjo është shfaqje e realizuar para 27 vjetësh, por mendoj se siç u bë me “Karnavalet e Korçës” apo “14 vjeç dhëndër”, edhe kjo do të ketë sukses.

A ke vepruar me përzgjedhjen e aktorëve, siç u bë me “Tri motrat”, që solli edhe sukses për regjisorin Hervin Çuli?
-Pa diskutim. Unë kam edhe aktorë të Teatrit Kombëtar dhe aktorë të jashtëm. Them se kam bërë një përzgjedhje aktorësh sipas imazhit tim. Unë them se kam bërë zgjedhjen e mirë, sepse unë nuk shoh asnjë tjetër, kur ia besova Devis Mukës rolin e Lucensos dhe anjë tjetër kur ia besova Helidon Finos rolin e Petrucios.

Pse zgjodhët pikërisht “Zbutja e kryeneçes” nga veprat e Shekspirit?
-Unë u ktheva për herë të parë në Teatrin kombëtar dhe mendoj se duhet t’ia besoj këtij tempulli një premierë të Shekspirit.

Meqë tani arritën të hynit edhe në portën e Teatrit Kombëtar, ju kujtohet si ka nisur pasioni yt si regjisore?
-Pasioni im si regjisore ka nisur si çdo artist apo njeri që do artin. Aktivizimet kanë nisur që në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe kështu u ngjall brenda meje dëshira për artin. Nuk e kam menduar nëse duhej të shkoja drejt regjisurës apo se do bëhesha një artiste, por duke u aktvizuar që në shkollë besoj se u injektua ajo dëshirë dhe nisa kështu. Nuk e kam pasur më parë një dëshirë të tillë dhe s’e kam menduar kurrë se do të bëhesha regjisore.

Kur ka qenë suksesi juaj i parë që ju futi në rrugën e regjisë?
-Suksesi im i parë fatkeqësisht ka qenë festivali i të rinjve në 2001-shin. Unë vura në skenë dramën “Le të bëjmë seks” të një autori rus dhe kujtoj se ai festival ka qenë një gjë shumë e mirë, sepse sillte mundësi që të zbulonte talentet. Pra ata që mbaronin studimet në akademinë e arteve kishin mundësi për të shfaqur atë që kishim marrë në shkollë. Unë i bëj thirrje Ministrisë së Kulturës që të kthejë këtë festival, sepse ka qenë një festival shumë me rëndësi për nxitjen e aftësive dhe talenteve artistike.

Sa vite ka që është mbyllur festivali? 
-Ka qenë viti 2011 dhe ne kemi pesë vjet që na mungon ky festival…

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid