Elsa Ulliri është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.Në zgjedhjet e zhvilluara në prani edhe të nënkryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Maksim Qoku, Ulliri fitoi garën përballë gjyqtarit Artan Hajredinaj.Në përfundim të proçesit të votimit ku u përfshi e gjithë trupa gjyqësore e gjykatës së Lezhës rezultuan 5 (pesë) fletë votimit nga të cilat 5 (pesë) vota të vlefshme dhe 0 (zero) vota të pavlefshme.Elsa Ulliri arriti të marrë katër vota, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj vetëm 1 votë. Elsa Ulliri është një gjyqtare me mjaft eksperience në sistemin e drejtësise.
Ajo ka përfunduar shkollën e magjistaturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranës dhe më pas në vitin 2015-të më dekretin nr.8353 datë 21 tetor te vitit 2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjykatë në të cilën u zgjodh dhe zëvendëskryetare.
Komento
Per parafolesin nje sqarim: mesa po kuptoj jetoni ne itali, ne shqip quhet "shkolla e magjistratures" ne gjuhen italiane perkthehet "scuola di magistrati" dhe "Magjistrat" eshte titull ndersa stazhi eshte pjese e shkolles. Ne shqiperi nuk ka titull me te lart sesa "Magjistrat", qe sipas lajmit kjo e ka fituar.
PërgjigjuZevendeskryetare me nje dipllom dhe stazh....? Nje fjale e urte italiane thot "ne nje vend qorrash ai me nje sy u be kryetar komune".
PërgjigjuLezha eshte e nderuar me kete vajze…. Pasteria.. dhe aftesia….. kete juriste te afte … lart e ma lart te Nderoje shqiperine. S u k s e s e