Elseid Hysaj dhe vjehrri ngecin brenda Ferrarit në flakë, frikë për mbrojtësin e Kombëtares

Elseid Hysaj dhe vjehrri ngecin brenda Ferrarit në flakë, frikë për mbrojtësin e Kombëtares

Hysaj me një nga makinat luksoze

ITALI - Aventurë e frikshme për Elseid Hysaj dhe vjehrrin e tij. Ndërkohë që të dy gjendeshin në Ferrarin me vlerë 160 mijë euro, mjeti ka shpërthyer në flakë gjëtë ecjes dhe dyert u bllokuan.

Kjo bëri që dyshja të kalonte sekonda paniku dhe tmerri nën sytë e pjesës tjetër të familjes që gjendej në tjetër mjet. Me vjehrrin në timon, makina mori flakë dhe dyert u bllokuan përkohësisht, duke bërë që të dy të mos dilnin me shpejtësi nga mjeti.

Gjithçka ka nodhur mbrëmjen e së hënës, por u raportua vetëm sot. "Fatmirësisht nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut", tha Hysaj për Il Messaggero. Ferrari i tij u shkatërrua, por kjo është gjëja më pak e rëndësishme.

Cfare ndodhi? Hipoteza më e mundshme është se faji që shkaktoi zjarrin e automjetit ishte shkaktuar nga një defekt në prodhim. Një opsion i konfirmuar nga vetë Hysaj dhe për të cilin së shpejti do të ketë hetime dhe reagime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë