Elton Deliu dhe nëna e tij u
ekzekutuan me 11 plumba

TIRANE - Elton Deliu dhe nëna tij Flutura Deliu u ekzekutuan me 11 plumba në banesën e tyre më 27 dhjetor 2008.

Vrasja ndodhi rreth orës 15.00, në ambientet e brendshme të apartamentit në katin e gjashtë, në pallatin mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Fillimisht autorët e krimit mafioz mendohet se goditën me një plumb në kokë të ëmën Flutura Deliu, 52 vjeçe dhe më pas masakruan me plumba 32-vjeçarin. Vrasësit mendohet se kanë qenë dy, e kanë qëlluar 11 herë, ku gjashtë plumba e kanë zënë në kokë dhe pesë në trup.

Atëherë policia mori në pyetje të fejuarën e Elton Deliut e cila mendohet se ka qenë njeriu i fundit që e pa gjallë. Ajo ka thënë se ishin kthyer makinë për në shtëpi dhe pasi e kanë parkuar mjetin, Eltoni është ngjitur lart me ashensor, ndërsa ajo duke qenë se ashensori ishte i bllokuar është ngjitur nga shkallët. Në momentin që ajo ka qenë përballë derës së apartamentit të tyre ka parë Eltonin, që po mbahej në derë dhe që i dilte gjak nga qafa. Ai i ka thënë që e kishin qëlluar dhe i kishte kërkuar ndihmë për të lajmëruar ambulancën, por nuk ka mundur të japë asnjë shpjegim në lidhje me autorët, pasi ka vdekur në vend nga plagët e shumta që kishte marrë.

Nga të dhënat e atëhershme të policisë, Elton Delia njihej në zonë me emrin “Kuqi”, i identifikuar nga policia si i dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike. Viktima disa muaj para se të ekzekutohej ishte ndaluar nën dyshimet për trafik droge, por ishte lënë i lirë më vonë pasi një sasi pluhuri për të cilën policia aludoi se ishte heroinë, konkludoi se ishte përzierës. Para ekzekutimit Deliu i kishte shpëtuar për mrekulli dy atentateve të tjera.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen