Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.
Në fokus të takimit ka qenë forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar Vjosa Osmani.
Ajo ka shtuar po ashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz./Kosovapress