Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja Elva Gjata, ka publikuar më në fund bashkëpunimin e parë ndërkombëtar "When forever is over”. Kënga është xhiruar në Spanjë dhe është një kompozim i Poo Bear ndërsa producenti është i famshmi David Guetta.

Këngëtarja na shfaqet ndryshe në këtë klip, në vend të një luku të kuruar me të cilin jemi mësuar ta shohim ajo ka zgjedhur të ketë një pamje më natyrale.

Ajo ka publikuar këngën në rrjetet sociale  duke shkruar “Ky është vetëm fillimi...nuk mund të isha më e bekua” duke falenderuar edhe bashkëpunëtorët e saj.