Elvana Gjata rikthen Silvana
Braçen në stilin e TVSH-së

Elvana Gjata rikthen Silvana<br />Braçen në stilin e TVSH-së
Vit pas viti jemi mësuar të shikojmë perfomancat e saj të shoqëruara me tendencat më të fundit.

Bëhet fjalë për këngëtaren më “in” të skenës shqiptare Elvana Gjatën, e cila në fillim të këtij viti premtoi se do të sillte para fansave një klip që do të gdhendet gjatë në memorien e tyre.

Por, çfarë e bën të veçantë këtë klip? Elvana Gjata ka gjetur një ide origjinale përsa i takon klipit të saj më të ri që duhet të dalë së shpejti në tregun muzikor.

Në një trailer të videos së këngës, publikuar gjatë ditëve të fundit  në internet, pikërisht në startin e klipit shfaqet  prezantuesja e viteve ’80 në TVSH, Silvana Braçe, e cila në një ekran bardhë e zi prezanton këngën e Elvanës, sikundër  bënte në emisionin e saj me preferenca muzikore në Televizionin Shqiptar.



Duke prezantuar trailerin e klipit “Disco Disco” Braçe thotë :”Teleshikues të dashur, do të ndjekim një këngë që do t’iu bëj që zemra t’ju rrahë fort dhe trupi t’ju përshkohet nga deshira për të vallëzuar”.

Disko Disko nga Elvana Gjata”, përfundon prezantuesja Silvana Braçe.

Por, ajo çka ne na bëri kurioz është rikthimi i saj në prezantimin e këtij klipi dhe bukuria e saj prej një femre që ka dominuar një nga ekranet më të ndjekura në ato vite, qëndron po njëlloj.

Klipi më i ri i këngëtares Elvana Gjata vjen si bashkëpunim me grupin “Kaos".



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar