Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së mërkurës
u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë stacionit të trenit në Tiranë, vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën ruajtjen e forcave të rendit.
Ky fakt u konfirmuar vetë nga gazetari Elvi Fundo gjatë një interviste për televizionin Report Tv.
Gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.
Dy dhunuesit janë larguar në këmbë shprehet gazetari, i cili nuk ka mundur të pikasë asnjë detaj nga ata.
"
Jam goditur nga pas, pas koke me mjete forta. Nuk kam arritur t'i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që "mos fol më"", thotë ai.
Elvi shprehet se ka besim se policia do ta zbardhë këtë ngjarje, ndërkohë ka theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.
"Unë kërkova që të mos politizohej kjo ngjarje. Më është premtuar nga Policia e Shtetit që ngjarja do të zbardhet".Gazetari evidentoi se ka folur me policinë për dyshimet e tij dhe se po administrohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve për rreth zonës ku ndodhi incidenti.
I pyetur nga Report Tv për dyshimet e tij lidhur me urdhëruesit, Elvi Fundo jep këtë përgjigje.
"
Dyshimet lidhet me shkrimet e fundit që kam publikuar në portal. Shkrimet kishin lidhje me disa trafikantë droge me emra të ndryshuar që janë pronarë mediash. Pra, njerëz të krimit që drejtojnë sot në politikë dhe në media. Urdhëruesit do të ishte shumë e vështirë të zbardhen, por të zbardhen agresorët në fillim. Jam goditur nga pas në mes të ditës. Unë jam gazetar që nuk fshihem, eci në këmbë nëpër Tiranë. Natën mund edhe të më kishin vrarë por të shpresojmë që policia dhe strukturat e policisë të bëjnë punën e tyre", thotë Fundo.
Në fund, gazetari ka një falënderim për mediat, veçanërisht për Televizionin Report Tv dhe Shqiptarja.com.
"
Më lejoni të bëj një falenderim për mediat. Ju falenderoj ju Report Tv dhe Shqiparja.com, falminderit për solidaritetin profesionist si gazetar", thotë Fundo.
Ndërkohë Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12