RAHOVEC- Elvis Pista, një prej menaxherëve kryesor në PTK dhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, u vra në orët e hershme të mëngjesit. Deri më tash, policia, familjërët dhe bashkëpunëtorët kanë thënë se ai nuk kishte probleme me askënd.
Megjithatë, gazeta "Express" ka mësuar një detaj që, ndoshta, mund të hedh dritë në këtë vrasje të mistershme.
Elvis Pista është pajisur me leje një muaj më parë për armëmbajtje, dhe "Ekspress" tregon edhe dokumentacionin.

A është kjo shenjë se Elvis Pista po frikësohej për jetën e tij meqenëse mori leje për armbëmbajtje?
Njerëz të afërt më Pistën kanë treguar për gazetën "Express" se ai ka pasur revole edhe me herët, dhe sipas tyre, në atë kohë ka pasur edhe disa telashe. Por nuk kanë mundur të sqarojnë se për çfarë telashesh bëhet fjalë.
Por ata kanë treguar se momentalisht nuk kanë qenë në njohuri për ndonjë kërcenim apo diçka të tillë. Mirëpo, sipas tyre, lejen për revole Pista e ka marrë tani pasi kjo i është kërkuar edhe nga ligji PTK-së.
Pista, përveç se ishte Menaxher i Financave në PTK, ka qenë edhe kryetar i klubit futbollistik “Rahoveci”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com