Elvis Pupa infektohet me COVID, zbulon si ka kaluar sëmundjen: Bëni kujdes ta kaloni vetëm, se me gruan bëhet më i rrezikshëm

Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk kanë qenë të zakonshme për aktorin e njohur të humorit Elvis Pupën! Kjo pasi aktori tregon se është infektuar me COVID, dhe ka treguar në mënyrë komike sesi i ka kaluar këto ditë i infektuar nga koronavirusi. Teksa ka publikuar një video, aktori zbulon edhe simptomat që ka përjetuar gjatë infektimit, ndërsa e sëmurë bashkë me të ka qenë edhe gruaja e tij. Me humor ai tregon se këto ditë është lodhur edhe më shumë duke i shërbyer gruas së tij.

‘Më në fund më zuri dhe mua COVID, po bëhesha xheloz, pse s’po më kap dhe mua COVID! Harxhuam një halë pare me ble një bredh. Më iku nuhatja, teshtima gjatë gjithë kohës, pastaj më filloi kolla një fillim ishte e lehtë, pastaj mu bë një kollë shumë e rëndë. Lodhja bëri punën e vet. Mos të kisha pas muret për t’u mbajtur do shkoja në banjo me zvarritje. Kush po e kalon COVID ose do ta kalojë bëni kujdes ta kaloni vetëm. Në momentin që e kaloni COVID me gruan, sëmundja bëhet më e rrezikshme! Nuk me la me e kalu sëmundjen rehat. Më hutoi gruaja!’- thotë Elvis Pupa, ndër të tjera.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gruja: 06/01/2022 12:15

    qe me gruan nuk kalohet lehte ajo dihet...lene mo kovidin ti o viso u sherofsh sa me shpejt e gjith te semuret por e di si i thone nje fjale? gruaj esht nje e keqe e domozdoshme kshu qe me te nuk rrihet por dhe pa te nuk shtyhet hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit